T’u bëfsha kurban – Ylli Doçi

0
23

Në therjen e qengjit në kopshtin e Edenit është bërë kurbani i parë për njeriun. Kurban do të thotë zëvëndësim. T’u bëfsha kurban ne Shqiparët e themi shumë saktë ta marsha unë të keqen tënde. Dhe Perëndia qysh në kopështin e Edenit i tha njeriut ta marsha unë të keqen tënde, ja se çfarë do të bëj unë për ty. Do të dërgoj qengjin tim, por deri kur të dërgoj qengjin tim, ti do ta mbash mend rëndësinë, seriozitetin e mëkatit dhe do të therësh një qengj pa asnjë të metë, një qengj të përsosur që s’ka asnjë difekt deri kur unë të sjell qingjin tim nga fara e gruas.