Botëkuptimet

Të gjithë besojmë diçka. Secili nga ne e ka një kuptim mbi jetën dhe botën, por mbase nuk jemi të vetëdijshëm. Me poshtë jane renditur disa prej llojeve te botëkuptimeve qe mund te ketë nje person:

  1. Apateizmi – Individi jeton sikur nuk ka Zot apo Perëndi dhe shpjegon fenomenet natyrore pa ndihmën e hyjnores. Në mënyrë tipike, një apateisti nuk i intereson nëse Zoti ekziston apo jo.
  2. Ateizmi – pikëpamja që mohon ekzistencën e Zotit apo zotave. 
  3. Antiteizmi – Pikëpamja se teizmi, feja dhe besimi në Zot duhet të kundërshtohen. Individi që përkrah këtë pikëpamje beson se besimi fetar është i rrezikshëm dhe i dëmshëm. 
  4.  Agnosticizmi – Besimi se ekzistenca e Zotit dhe/ose e mbinatyrshmes është e panjohur ose e pamundur që të njihet.
  5. Dualizmi – Pikëpamja se realiteti përbëhet nga dy komponentë: materiali dhe jomaterial. E para besohet të jetë fizike (e përbërë nga atome dhe molekula) ndërsa e dyta shpesh mendohet të jetë e mbinatyrshme dhe shpirtërore. Kjo mund të përfshijë (megjithëse nuk kufizohet vetëm në):
  6. Empirizmi – Pikëpamja se e gjithë njohuria rrjedh përmes përvojës shqisore dhe se perceptimi shqisor luan një rol integral në formimin e besimeve.
  7. Ekzistencializmi – Pikëpamja që beson se njeriu është agjent i lirë që përcaktojë ekzistencën e tij nëpërmjet akteve të vullnetit.. Ekzistencialisti merr përsipër të përcaktojë vet kuptimin e jetës edhe pse beson se jeton brenda një universi irracional. Refuzon besimin në Zot dhe e shikon jetën absurde duke pasur parasysh se ajo përfundon në vuajtje dhe vdekje të pashmangshme.
  8. Idealizmi – Pikëpamja se mendja është gjithçka që ekziston dhe se bota e jashtme është një iluzion i krijuar nga mendja. Idealizmi është në kundërshtim me Materializmin (shih më poshtë) që pretendon se ekziston vetëm materia. Idealizmi është gjithashtu kundër realizmit që thotë se objektet reale ekzistojnë në botë të pavarura nga mendja e një individi.
  9. Materializmi – Pikëpamja se ekziston vetëm materia dhe se të gjitha gjërat përbëhen nga ndërveprime dhe fenomene materiale. Në këtë këndvështrim mbinatyrorja nuk ekziston.
  10. Monizmi – Pikëpamja ose doktrina që mohon ekzistencën e një dallimi ose dualiteti në një sferë të caktuar, si ajo midis materies dhe mendjes, ose Zotit dhe botës.
  11. Natyralizmi – Pikëpamja se ekziston vetëm natyra dhe bota natyrore. Ndoshta shumica e ateistëve (shih më lart) janë natyralistë.
  12. Nihilizmi – Pikëpamja se jeta nuk ka kuptim, qëllim dhe vlerë. Nihilistët refuzojnë parimet fetare dhe morale. Nihilizmi moral, për më tepër, është pikëpamja etike se nuk ka fakte dhe detyrime morale objektive dhe se asnjë veprim apo sjellje nuk mund të shpallet kurrë e mirë apo e keqe në kuptimin objektiv.
  13. Fizikalizmi – Pikëpamja se të gjitha gjërat që ekzistojnë mund të reduktohen në vetitë e tyre fizike ose nuk janë asgjë më shumë se vetitë e tyre fizike. Kjo pikëpamje mohon ekzistencën e të mbinatyrshmes, duke qenë se parashtron se e vetmja substancë ekzistuese është ajo fizike.
  14. Pozitivizmi – Pikëpamja se e vetmja njohuri është ajo që mund të verifikohet shkencërisht dhe është e aftë për prova logjike ose matematikore. Shpesh i përkrahur nga shkencizmi bashkëkohor.
  15. Relativizmi – Pikëpamja se dija, e vërteta dhe morali janë relative në varësi të kulturës, shoqërisë ose kontekstit historik 
  16. Teizmi – Besimi se një ose më shumë perëndi ekzistojnë dhe se disa karakteristika mund t’i atribuohen koncepteve të caktuara të qenies(ave) hyjnore teiste. Ekzistojnë disa lloje teizmash:
  17. Teizmi klasik ose Monoteizmi – I referohet koncepteve të Zotit të parashtruara nga fetë e Krishterimit, Islamit dhe Judaizmit. Zoti posedon karakteristikat e transhendencës (që Zoti ekziston jashtë dhe mbi krijimin), përsosmërisë, gjithëdijshmërisë, gjithëfuqishmërisë, dhe të gjithëpranishmërisë (Zot është gjithëprezent).
  18. Deizmi – Besimi se Zoti ekziston por që ky Zot nuk ndërhyn në botë apo në jetët e qenieve njerëzore. Zoti krijoi universin dhe e la atë të funksiononte si një makinë që vepron sipas ligjeve natyrore.
  19. Panenteizmi – Besimi se Zoti është më i madh se universi dhe se universi është i përfshirë brenda Zotit.
  20. Panteizmi – Besimi se Zoti është vet universi dhe çdo gjë në të është ekzaktësisht ajo që edhe Zoti është. 
  21. Politeizmi – Besimi se ekzistojnë shumë perëndi, ose të paktën ekzistojnë më shumë se një perëndi.