Si zgjidhet problemi i njeriut në fe të ndryshme?

0
19

Shumë e drejtë, këtu duhet fokusuar vemendja tani kur diskutojmë për nivelin kuptimor të feve dhe këtu na hyn në punë filozofia. Në këtë nivel do thonim që kuptimi biblik, që ne të krishterët mundohemi të reflektojmë, për problemin e njeriut dhe për problemin e botës, është mëkati. Ai që ne e quajmë mëkati. Dhe mëkati është një çështje në lidhje me Perëndinë, nuk është një çështje në lidhje me veprimet e njeriut. Është një çështje në lidhje me Perëndinë, pra midis njeriut dhe Perëndisë. Veprimet që bën njeriu pastaj janë reflektimet e kësaj. Dhe kjo kapet në një mënyrë shumë konkrete nga Bibla, kur thuhet që Perëndia i tha Adamit dhe Evës: “Kur të hani nga fruti në mes të Kopshtit, ju patjetër do të vdisni”. Kështu që, mënyra se si Bibla e përkufizon mëkatin është kundërshtimi apo rebelimi ndaj Perëndisë. Perëndia tha ‘Mos ha!’. Adami hëngri. Pra nuk është problemi te ngrënia, por është problemi tek ajo që tregon ngrënia për qëndrimin e tij ndaj Perëndisë. Adami, me fjalë të tjera i tha : -Mos më ça kokën! në kuptimin që ‘Ti thu mos ha. Unë du me e hangër. Kush është i pari këtu?!” Këtu është çështja. A është i pari Perëndia, që unë duhet ta respektoj si të parë, apo është i parë vetja ime?! Dhe njeriu, Adami, zgjodhi veten përpara Perëndisë. Pra, kjo është marrëdhënia me Perëndinë. Ky është problemi. Kështu përkufizohet nga Bibla çështja e problemit.Tani, si zgjidhet ky problem? Kur Perëndia tha që mëkati sjell vdekjen, si zgjidhet? Përgjigja është e thjeshtë. Me vdekjen. Zgjidhja është ti të vdesësh. Por kjo nuk është zgjidhja që na pëlqen neve. Atëhere prandaj kanë dalë fetë e ndryshme. Thotë, jo pritë tashi, si ta shmangim vdekjen, se këtu është problemi. Do ta shmangim, do t’ia mbushim mendjen Zotit duke bë vepra të mira, se atij i pëlqejnë veprat e mira. Do t’ia mbushim mendjen Zotit duke këndu fort, do t’ia mbushim mendjen…ku di gjë unë se ça kanë shpik njerëzit, lloj-lloj fesh ë? Bibla thotë-‘Me keqardhje!’ –thotë-‘po vdekja quhet vdekje, që është e lidhur me mëkatin.’ Dhe prandaj zgjidhja që sjell Bibla është komplet e paparë. E paparë. Sepse Bibla thotë që Perëndia u bë mish dhe mori vdekjen e njeriut në mish dhe e dënoi mëkatin në mish. Në mish. Në vdekje. Dhe u ringjall duke u bërë pra, zëvendësuesi i mëkatarit për ata që e duan, për ata që e pranojnë, për ata që e zgjedhin, që lidhen me Perëndinë, që kthehen te Perëndia. Kjo është zgjidhja Biblike.