Shqipëria, tolerancë fetare apo harmoni fetarësh?

0
0

Në Shqipëri edhe nga studimi im, por nuk është befasi, shqiptarët kanë qenë syhapur, më tepër për realitetin shoqëror, sesa për të debatuar për realitetin shpirtëror. Dhe kanë qenë më praktikë dhe kanë qenë të detyruar të jenë më praktikë, për të shkuar mirë me komshiun, sesa për të analizuar apo për të debatuar çështje të vështira teorike, teologjike që as nuk kanë patur kohë me i analizu. Dhe ky është fatmirësisht realiteti që ne kemi, kemi një realitet shoqëror harmonik, një mënyrë e mirë për ta përkufizuar, është një harmoni fetarësh, njerëzish që kanë fenë e tyre. Por fetë, në kuptimin tjetër të kuptimit, për realitetin përfundimtar, nuk janë aq të ngjashme saç duken nga veprimet tona. Dhe në këtë dimension ne nuk mund të themi që në Shqipëri, sepse jo vetëm në Shqipëri, por në asnjë vend nuk mund të ketë një harmoni midis gjërave të kundërta, midis gjërave të ndryshme, midis kuptimeve të kundërta. Pra nuk është puna se s’e paskemi ne shqiptarët dhe e gjejmë atë diku tjetër, nuk mund të ekzistojë kjo. Ajo që mundet të ekzistojë e kemi, ajo që mundet të ekzistojë është harmonia midis fetarëve të feve të ndryshme, këtë ne e kemi. Apo jo?

-Edhe shpresoj, shpresoj ta kemi harmoninë mes fetarësh edhe kur të rriten kuptimet tona për atë që besojmë, për thelbin, se ka shumë mundësi…

-Aaa, ajo është sfida!

-ka shumë mundësi që ta kemi harmoninë midis fetarësh  ngaqë nuk jemi aq të njohur me kuptimet tona shpirtërore.

-Një numër i madh i njerëzve mund të ishte aty, por fatmirësisht për shembull kur unë takohem me kryetarin e bashkësisë islame, apo me kryetarin e bashkësisë me Baba Mondin, për shembull, që është i bashkësisë bektashiane, ata e kuptojnë besimin e tyre, unë e kuptoj besimin tim dhe ndoshta në nivelin tonë ka edhe harmoni shoqërore edhe tolerancë ndërfetare. Sepse në fakt në atë nivel duhet të ketë tolerancë. Nuk mund të ketë harmoni …

-Toleron një mendim që është i kundërt.

-A bravo!

-Ose i ndryshëm nga ai që beson ti.

-Kjo është doktoratura ime.

-Mund të kemi tolerancë fetare, por harmonizimi është mes fetarësh.

Kurse pluralizmi fetar, në kuptimin e fesë, nënkupton që ekziston vetëm një elefant dhe ne nuk jemi dakort. As unë, as myslimanët, as budistët, as konfucistet, as Darvistët, e merri të tjerët me rradhë.