A është e drejtë që ferri të jetë i përjetshëm?

0
15

Së pari do të them që kjo ndjesia që kemi për të si të thuash, kundër kësaj ideje dhe refuzimi që kemi për këtë ide, për idenë e Ferrit pra, vjen nga parehatia që kemi sepse jemi krijuar me një parehati të tillë. Ashtu siç Zotit nuk i pëlqen dhe nuk gjen kënaqësi në shkatërrimin dhe vdekjen e të padrejtit, e thotë te Ezekieli 18, po ashtu edhe ne nuk ndihemi rehat me këtë, me idenë e një Ferri të përjetshëm ku njerëz po vuajnë aty në mënyrë të përjetshme. Tani, kjo nuk do të thotë që ajo është e padrejtë. E para, ne besojmë që gjithçka që Zoti bën është e drejtë. Është apriori për shkak se na e zbulon në Fjalën e tij këtë gjë. Por përtej kësaj, ne mendojmë që arsyeja pse, si të thuash, dyshojmë që ndoshta nuk, një njeri që mëkaton për shtatëdhjetë apo tetëdhjetë vite, siç thatë ju dhe pastaj dënohet në Ferr përjetësisht, duket sikur e padrejtë. Ne nuk e kuptojmë nocionin e mëkatit, pesha që ka mëkati ynë për ofendimin e Perëndisë. Një Perëndi i përjetshëm, dhe i pamatë, i pafundëm, kur ofendohet nga një qenie, nga një krijesë e tij, moralisht e aftë të zgjedhë, ofendohet dhe kundërshtohet në mënyrë të vazhdueshme, pasoja është moralisht e përjetshme. Prandaj mendoj që mungesa e aftësisë për të kuptuar peshën që ka mëkati ynë për Perëndinë, mendoj që kjo na bën të dyshojmë nëse është dënim i drejtë në Ferr për një njeri që mëkatoi për shtatëdhjetë, tetëdhjetë vjet. Dhe këtë peshë,  peshë e shohim te vdekja e Jezusit. Vdekja e Jezusit është çmimi i mëkatit tonë. Jezusi nuk është vetëm një profet, Jezusi është Biri i Perëndisë. Është hyjni. Është krijuesi ynë. Dhe çmimi i mëkatit tonë është barazuar me vdekjen e Jezusit. Nëse duhet të vdiste Jezusi do të thotë që mëkatet tona janë serioze, kanë peshë të rëndësishme dhe ata që nuk pendohen dhe nuk e pranojnë këtë çmim të paguar nga Perëndia, dënimi i tyre do të jetë sigurisht i drejtë.