Si te jem një udhëheqës si Jezusi?

0
180

 

Nga David L’herroux

Sado që të kërkojmë, nuk mund të gjejmë një model me të mirë të liderit se sa Jezusi nga Nazareti!

Jezusi nuk ishte promovues i vetes.

Si drejtues shpeshherë biem në kurthin e mendimit se ne jemi më të mirë se të tjerët. Për fat të keq disa drejtues kanë arritur pozicionet që mbajnë nëpërmjet promovimit të vetes duke mos nderuar të tjerët gjatë rrugës së tyre drejt majës. Por Jezusi kurrë nuk e promovoi veten e tij. Ai nuk kishte aresye pse. Veprat e tij ishin aq të prekshme saqë të tjerët flisnin për të dhe lajmi përhapej me shpejtësi në gjithë krahinën e Galilese. (Marku 1:28).

Jezusi gjithçka e bëri nëpërmjet marrëdhënieve.

Jezusi dinte si të mblidhte një skuadër, por ndryshe nga zgjedhja e një kabineti, ai nuk zgjodhi gjithmonë njerëz me eksperiencë dhe me aftësitë e duhura. Dishepujt e tij ishin një grup miks individësh nga prejardhje të ndryshme. Jezusi ishte më i preokupuar për marrëdhëniet dhe për ti fuqizuar njerëzit që të arrinin në maksimumin e fuqive të tyre. Lidershipi i vërtetë duhet të jetë i bazuar në marrëdhënie e jo në veprimtari. Me fjalë të tjera, lidershipi nuk ka të bëjë me atë që mund të marrësh nga njerëz të tjerë por ka të bëjë me marrëdhëniet dhe me njerëzit që ti mund te zhvillosh. Unë besoj se se një lider i fuqishëm ndërton një skuadër të mirë në mënyrë që ti lançojë në të gjithë botën. (Marku 16:15)

Jezusi e dinte se kush ishte.

Jezusi e dinte se kush ishte. Ai nuk ndihej i kërcënuar nga të tjerët apo i pasigurtë. Në duhet të gjejmë sigurinë përfundimtare tek fakti se kush jemi ne Krishtin, jo tek pozicioni i punës, lidershipi apo pozicioni ynë në jetë.

Jezusi nuk i druhej konfrontimit.

Jezusi nuk kishte frikë të merrej me çështjet që i dilnin përpara. Ai i konfrontoi Farisenjtë dhe në një skenë të njohur ai ktheu përmbys tavolinat e tregtarëve në tempull. Si drejtues nuk duhet të kemi frikë ti përballim çështjet por duhet të kemi kujdes të dallojmë se cilat çështje duhen përballur. Është e kollajshme të përballim gjërat e gabuara, prandaj kemi nevojë të dimë kur duhet të flasim dhe kur të heshtim.

Jezusi e dinte se kur duhet të ndalonte se foluri.

Kur ai u përball me provat me të forta të jetës së Tij, kur qëndroi përpara Pilatit, Jezusi nuk foli. Ai po përballet me të keqen, të pavërtetën dhe po mallkohej, por ai zgjodhi të heshtte. Shpeshherë në ndjejmë nevojën për të mbrojtur veten tonë dhe është e vërtetë, që ndonjëherë duhet të flasim dhe të qëndrojmë për për të vërtetën, por gjithashtu duhet të mësojmë se kur duhet të flasim dhe kur duhet të heshtim. Ndonjëherë të mos themi asgjë është gjëja më e mirë që mund të bëjmë.

Jezusi ishte i dhembshur.

Jezusi takoi shumë të sëmurë, gati duke vdekur, njerëz me te gjitha llojet e problemeve. Por zemra e tij ishte gjithmonë e mbushur me dhembshuri për ta. Unë mendoj se dhembshuri duhet të na pushtojë. Në duhet të ndjejmë dhembshuri për njerëzit rreth nesh, ta ëndërrojmë atë, ta jetojmë dhe ta përjetojmë dhembshurinë në të gjitha fushat e jetës. Është kollaj të bëhemi të pandjeshëm me gjërat që shohim rreth nesh. Por jeta e Jezusit ishte e gjitha e mbushur me çdo dhembshuri, për të parë nevojat e njerëzve dhe për te bere gjithçka që ata të jetonin në liri.

Përktheu dhe përshtati Andi Dina

Marrë nga shkrimi i David L’herroux, CEO i UCB.