E vërteta befasuese për mësuesit e rremë

0
114

 

Nga David Mathis

 Pyetja nuk është nëse keni dëgjuar ndonjëherë një mesues të rremë.

Po, ju keni dëgjuar. Ndoshta çdo ditë.

Pyetja është nëse jeni në gjendje të dalloni cilat mesazhe janë të rreme.

Nëse shikoni TV, dëgjoni emisione në radio, shikoni lajmet ose navigoni në internet ashtu si çdokush në këtë shoqëri moderne, ju jeni të ekspozuar ndaj disa prej formave të mësimeve të rreme. Nëse nuk jeni në gjendje t’i identifikoni zërat qe dëgjoni si fallco apo zëra të rremë, nuk do të thotë qe nuk jeni të ekspozuar mjaftueshëm, por në një farë mënyrë jeni bërë palë me to.

Për pjesën më të madhe të historisë, Kishës i është dashur të shpenzojë shumë energji dhe të bëjë perpjekje të jashtezakonshme për të arritur masat. Për të shpallur lajmin e mirë është dashur të shkruhej me dore dhe predikuesve apo mësuesve ju është dashur të udhëtojnë në këmbë ose me kalë nga njëri vend në tjetrin. Nuk ka pasur makina apo aviona, as shtyp të shkruar, website apo llogari Facebook-u. Por sot, pothuaj cdo mësues i rremë ka një llogari në Twitter.

Si mundet që kisha të dalloj mësuesit e vërtetë nga ata të rremë në një botë si kjo e jona, ku është kaq e thjeshtë për të perhapur mësime të rreme?

DO TË DALIN MESUES TË RREMË.

Pra, e fillojmë jo vetëm duke ditur mundësitë e mësimeve të rreme, por edhe sigurinë e tyre. Nuk duhet të habitemi nga mësimet e rreme në kishë sot. Jezusi dhe dishepujt e tij janë shumë të qartë për ekzistencën e mësuesve të rremë. Ata e parashikuan me siguri këtë.

Jezusi tha: “Sepse do te dalin krishtër dhe profet te rremë do të ngrihen dhe do bëjnë shenja dhe mrekulli për të mashtruar, nëse do të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja unë ju paralajmërova” (Marku 13:22–23; ose Mateu 24:24)

Pali paralajmëroi pleqtë në Efes, (Veprat 20:29-30) dhe Timoteun tek (2 Timoteu 4:3-4) që mësimet e rreme me siguri do të ndodhnin. (1 Timoteut 4 :1 dhe 2Timoteut 3:1-6).

Nëse kemi pasur ndonjëherë dyshime në këtë pikë, Pjetri i shton dhe nje varg tjetër: “Do të ketë mesues të rremë në mesin tuaj” (2 Pjetri 2:1)

Ndaj nuk duhet të ndiheni të papërgatitur me faktin që mësues të rremë kanë dalë ne pah gjatë gjithë historisë së kishës dhe sigurisht janë shtuar në ditët e sotme.

VEZHGO DOKTRINEN DHE JETEN E TYRE.

Ajo çfarë mund të na surprizojë nga thëniet e Jezusit dhe Dishepujve të tij, është se si jeta e mësuesve të rremë dëshmon për falsitetin. Ata nuk janë të rremë vetëm në mësimet e tyre por dhe në jetët e tyre të përditshme.

Përpos gabimeve të tyre doktrinale, me qellime të fshehta dhe mashtruese, do të gjejnë kompromise etike. Zakonisht këto kompromise etike nuk shfaqen brenda një natë ato duan kohë, por shfaqen me patjetër.

Lexoni sesi Jezusi na paralajmëroi tek Mateu 7;15-20: “Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë tek ju duke u shtirur si dele, por që përbrenda janë ujqër. Ju do ti njihni nga frytet e tyre. A vilet vallë rrush nga ferrat ose fiq nga murrizat? Kështu çdo dru i mirë jep fryte të mira, por druri i keq prodhon fryte të këqija. Çdo dru që nuk jep fryte të mirë pritet dhe hidhet ne zjarr. Ju pra do ti njihni profetët nga frytet e tyre” (Lexoni Luka 6;43-44)

Jezusi e përmend dy herë në mënyrë që ti kushtojmë vëmendje: Ju do ti njihni ata nga frytet e tyre.

Paralajmërimi i Tij mund të duket i qartë dhe i thjeshtë në shikim të parë, por siç edhe e dimë, pemët nuk lëshojnë fryte brenda natës. Përfundimisht, frytet (ose mungesa e tyre) do të manifestohen herët ose vonë. Dhe kështu ndodh edhe me kompromiset etike.

“Prandaj të gjitha ato që thatë në terr, do të degjohen në dritë; dhe ato që pëshpëriten në vesh ndër dhomat e brendshme, do të shpallen në çatitë e shtëpive” (Luka 12:3).

Gjithashtu Pali udhëzon drejtuesit jo vetëm tu kushtojnë vëmendje njerëzve dhe mësimeve të tyre, por gjithashtu të jetëve të tyre (Veprat 20:28; 1 Timoteu 4;16)

Padyshim që mund të jetë e vështirë për ti dalluar menjëherë mësuesit e rremë. Nëse nuk kemi akses në jetët e tyre personale, ose në rast se kompromiset e tyre doktrinale nuk jane manifestuar ende publikisht përmes sjelljes së tyre. Mund të jetë e vështirë për ti dalluar nëse janë të vërtet apo jo. Por koha do ta tregojë. Do të njihen nga frytet e tyre, jo nga numri dhe sasia e shërbesave por nga cilësia dhe kohëzgjatja, dhe padyshim nga cilësia e vetë jetëve të tyre.

JOSHJA NDAJ PARASË, SEKSIT DHE PUSHTETIT.

Tek 2 Pjetri 2 është e mahnitshme sesi paralajmërimet e Jezusit mishërohen për sa i perket fryteve të mësimit te rremë. Pjetri nuk flet shumë për mesimet kompromentuese, por ai jep një sërë pershkrimesh rreth jetëve të komrpomentuara.

Vargu 1 dhe 3 permend evidenton termin “herezitë shkaterruese” dhe “fjalët e rremë”, të cilat në fakt lidhen me mësimet, por më pas asgjë më tej në këtë kapitull nuk fokusohet në mësimet e tyre. Çdo gjë tjetër është në lidhje me jetën e tyre.

Mund ti radhisim në tre kategori, ku flasin për karakterin dhe sjelljen, dhe jo për mësimet e tyre.

– Krenaria, autoriteti sfidues; ata mohuan “Zoteruesin i cili i bleu ata” (gjithashtu vargjet 12–13 dhe 18).

– Seksualiteti, qe i referohet mekatit seksual tek vargu 2 (shumë do të ndjekin doktrina shkatërruese (referojuni vargjeve 10.12-14 dhe 19)

– Lakmia, për para dhe për fitime materiale – vargu 3, “në lakminë e tyre ata do t’ju shfrytëzojnë” (shih vargjet 14-15)

Sërish e sërish, përshkrimet e Pjetrit lidhen me lakminë, seksualitetin dhe krenarinë, ose paranë, seksin dhe pushtetin. Ajo që mesuesit e rremë kanë pasur të përbashkët përgjatë historisë, nuk është natyra specifike e gabimeve doktrinale, por kompromisi i pashmangshëm moral në njërën nga këto tre fusha.

Nje mënyrë tjetër për të parë frytet e mësuesve te rremë, është kur falsiteti i tyre shfaqet si mëkat kundër vetes, kundër të tjerëve ose kundër vetë Perëndisë.

TI NUK MUNDESH TI STUDIOSH TE GJITHA FALSIFIKIMET.

Për sa i përket mësimeve të rreme, nuk ka të bëjë vetëm me atë që liderat tanë thonë apo shkruajnë, por gjithashtu si ata jetojnë, si i njeh apo i ekspozon mesimet e rreme Kisha sot. Është e lehtë të dëgjosh mësimet e dikujt online, apo në një konferencë të madhe, por si mund ta dimë që jetët e tyre janë të verteta?

Mbrojtja më e madhe kundër mësimeve të rreme është komuniteti i kishës lokale i cili kupton, shijon dhe jeton Fjalën e Perëndisë dhe u kërkon llogari drejtuesve të tyre.

Sado pak, mësuesit mund të mbahen nën përgjegjësinë e asaj që ata thonë, por duhet shumë për të qenë real dhe të gjallë në jetën e Kishës lokale.

Liderat tanë duhet të japin llogari, dhe jo të pozicionohen në vende të larta dhe tu jepen pasaporta për një jetë normale të krishterë. Pastorët duhet të qëndrojnë me besimtarët. Barinjtë duhet të kenë aromën e deleve, sepse ata jetojnë dhe ecin mes deleve dhe nuk janë të izoluar nga tufa. Ne kemi nevojë për pastorë që e shohin veten e tyre më parë si dele dhe më pas si líder apo mësues. – pastorë që gezohen më shumë që emri i tyre është shkruar në qiej sesa të jenë instrumenta për shërbesa madhështore. (Luka 10;20)

JEZUSI DO E SHPETOJË KISHËN E TIJ.

E dini çfarë? Ne mund të kemi një sistem llogaridhënies (të cilin duhet ta kemi) dhe mund të bëjmë më të mirën tonë për të parë jetën dhe doktrinën e liderave tanë, (të cilën duhet ta bëjmë) por në fund nuk ka asnjë sistem të sigurt njerëzor. Kjo është arsyeja pse tek 2 Pjetri 2;9 në krye të këtij kapitulli mbi mësimet e rreme, ky varg shërben si një siguri e madhe.

“Perendia di t’i shpëtojë nga tundimi të perëndishmit dhe t’i ruajë të padrejtët që të ndëshkohen ditën e gjyqit”

Nuk ka rëndësi sesa i shtrembëruar është mësimi, nuk ka rëndësi sa është turperuar kisha publikisht nga ekspozimi i një lideri jo etik, ska rëndësi sa të errëta bëhen ditët, nuk ka rëndësi sa të dobët mund të ndihemi në mbrojtjen e doktrinës së ungjillit dhe ruajtjen e një ungjilli të lavdishëm, ne kemi këtë shpresë të patundur: Jezusi di si ti shpëtoj të perëndishmit.

Jezusi nuk është vetëm mësuesi më i madh dhe me i vërtetë i të gjitha kohërave, po gjithashtu ai është Shpetimtari më i madh, I cili na ka shpenguar nga mëkati dhe i cili do ti ruaj të vetët nga gabime shkatërruese për shpirtin. Nuk ka rëndësi sa e vogël bëhet një kishë, dhe nuk ka rëndësi sa të brishtë ndihemi ne, i vetmi i cili është vetë kryefjala e mësimit të vërtetë dhe modeli i një jete të vërtetë është gjithashtu ruajtësi i jetës dhe shpirtit tonë.

Ashtu si Perëndia e ruajti Noeun (2 Pjetri 2;5) dhe shpëtoi Lotin (2 Pjetri 2;7) , kështu Zoti Jezus do ti ruaj njerëzit e vërtetë nga mësimet e rreme nga jeta e rreme dhe nga mesuesit e rremë.

Burimi: desiringgod.org

Përktheu Andi Dina