Si mund ta përkufizojmë fenë?

0
13

Përkufizimi për fenë mund të jetë shumë kompleks, sepse feja është komplekse, por unë kam dëshirë ta bëjmë të thjeshtë që të kuptohemi për këtë bisedë të paktën. Dhe përkufizimi më i thjeshtë megjithatë i rëndësishëm, është ky: feja është ajo që bën njeri. Pra, çfarë bën njeriu në sjelljen e vet, në mendimet e veta, në fjalët e veta, pra ajo që bën njeriu sipas mendimit që ka për Perëndinë. Kjo do ishte shkurtimisht një përkufizim për fenë. Dhe dallimet pastaj vijnë tek çfarë mendon njëri për  për Perëndinë, çfarë mendon tjetri Çfarë mendon për Perëndinë, për krijimin dhe për njeriun. Dhe këtu pastaj fillojnë dhe dallohen, ndahen fetë,   domethënë ato që bëjnë njerëzit, sepse ajo që bëjnë ata është në përputhje me mendimin që kanë ata për të vërtetën absolute, për natyrën e ekzistencës, për njeriun, për të mirën, për të keqen, për jetën pas vdekjes, pra janë disa aspekte që do t’i dallonin.

-Mendoj që përgjigja ime për to ka qenë, feja e parë e njerëzimit është gjethja e fikut. Pasi Adami mëkatoi dhe Zoti e kuptoi mëkatin që bëri Adami, në fakt Adami e filloi një përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje problemit që sapo kishte shkaktuar. Pra, përpjekja për të zhbërë atë që u bë, për të zgjidhur problemin që e ka identifiku mes tij dhe Perëndisë. Sigurisht mendoj Adamit i ka ndryshu edhe kuptimi që ka për Perëndinë, edhe e sigurt që kemi për Perëndinë do të na çojë në një zgjidhje të përputhshme me atë kuptim që kemi edhe do të krijohet një fe. Edhe më duket, është shaka po e vërtetë është që është një përpjekje që e ka nisur që kur gjërat u prishën.