A është kjo bota më e mirë e mundshme?

0
5

Në fundin e kapitullit të parë të Zanafillës, Zoti kur pa gjithë krijimin, tha që gjithçka ishte shumë mirë. Zoti e krijoi botën pa vdekje, nuk kishte vdekje, nuk vdisnin fëmijët në kohën kur Zoti krijoi botën. Nuk kishte vrasje, nuk kishte mendime të liga. Pra, Zoti e krijoi botën të përsosur, dhe ishte bota më e mirë që mund të krijonte. Por njerëzit sigurisht, ne vërejmë që ka vrasje, ka luftëra. Atëhere çfarë ndodhi? Zoti e krijoi njeriun me një gjë tjetër, sepse ai e krijoi në imazhin e tij, në atë që quhet ‘Imago Dei’ imazhi i tij. Dhe pjesë e imazhit të tij është aftësia e njeriut për të marrë vendime të lira. Zoti i dha njeriut aftësinë për të vendosur se çfarë, për të bërë zgjedhje morale me pasoja morale. Dhe..dhe gjithë vdekja, gjithë pasojat që ne shohim, janë si rezultat i zgjedhjes morale të ligë që Adami dhe Eva bënë, të cilët sollën vdekjen. Tani dikush mund të thotë: Po përse Zoti ua dha këtë aftësi? Ose, pse Zoti, kur dikush ngre shpatën për të goditur dikë me shpatë, pse Zoti nuk e kthen atë shpatën, ta kthejë në fije bari që mos…apo plumbat kur gjuhen nga armët të kthehen në…në ..në…

-Karamele.

-Në karamele. Përsëri…po prapë. Do ishte zemra. Do ishin lakmitë, që janë brenda njeriut në vrasësit. Atëhere dikush do të thoshte: Po mirë, po sikur Zoti të…ato neuronet kur çojnë përçojnë sinjalet në tru t’i bllokonte sapo të kishte një sinjal negativ, të mos e lejonte neuronin që të shkonte edhe të përçohen këto sinjale. Në këtë moment çfarë do kishim? Nuk do të kishim…

-Robot.

-Një robot. Nuk do të kishim një njeri. Prandaj, në mënyrë që Zoti të krijonte…e vetmja zgjidhje ishte që Zoti të mos krijonte. Nuk mund të krijonte një realitet tjetër, një botë ku mos kishte njerëz të lirë, por që të jenë të aftë gjithashtu të bëjnë zgjedhje moralisht të lira me pasoja morale, siç shohim edhe ne sot. Dhe Zoti e krijoi njeriun të lirë, të përsosur, njeriu bëri këto zgjedhje moralisht mëkatare dhe që solli pasojat që shohim sot.