Reflektim mbi realitetin e dhunshëm shqiptar

0
70

Nga Anida Zeqirllari

Druhem se ky është vetëm fillimi…Të moshuar që rrihen nga infermiere në azile, fëmijë që rrihen nga policia në një shtëpi jetimore, dhe vajza/fëmijë të pasigurta nëpër rrugë se mund të përdhunohen.

Lexova me vëmendje një pjesë të mirë të postimeve për infermieren, dhe vura re sa shumë i është mëshuar pasojës: “Ajo rrahu një të moshuar”, dhe e kuptoj reagimin, është e dhimbshme, të gjithë kemi familjar të moshuar dhe një ditë do jemi vet të moshuar. Por nuk lexova diku të flitet për shkakun dhe as per zgjidhjen e problemit. Lexova të flitej për vlerat e larta të kulturës shqiptare dhe si është e mundur të ndodhi nje fenomen i tillë, prandaj më lejoni të pyes se për çfarë vlerash e keni fjalën? 

Pjesa më e madhe e familjeve shqiptare kanë parë dhunë sistematike, kanë parë sesi nëna është dhunuar gjatë ditës nga i ati, dhe pastaj jeta vazhdonte normalisht dhe cikli persëritej e persëritej. E në mos dhunë ata janë rritur me të bertitura dhe ofendime dhe gradualisht kjo bëhet zakon, mënyrë jetese. Pyes veten nëse të rritësh në një formë të tille të mëson të duash, të kesh dhimbshuri per të tjerët dhe të jesh i drejtë? A mund të mësojë njeriu të doje kur figura e dashurisë është e shtrembëruar në sytë e tij? Dhe nëse njeriu nuk di të dojë çfare është i aftë ai të bëjë? Unë do thosha ai mund të beje çdo të ligë të mundshme!

Të gjithë përpiqen ti arratisen realitetit me një cop diplome, a thua vallë se bëhen njerëz me atë diplomë, apo me ato titujt MSC. a PHD. apo DR., por mjafton të gjendesh në një mbledhje me inxhiniera (një ndër profesionet më të nderuara në Shqiperi) si në institucione shteterore apo private dhe shikon sesi i bërtasin njëri-tjetrit, ofendojnë dhe bejnë presion për dy leke me shumë. Mjafton të kesh mendime të ndryshme nga tavolina në shoqërinë shqiptare dhe ka shumë shanse që të dhunohesh psikologjikisht. Pyes veten pse? Kudo vidhet apo nuk duhen njerzit me njeri tjetrin, por nuk keqtrajtohen kështu. Kthehem mbrapsht dhe kuptoj që shqiptarët dinë ti zgjidhin gjërat me të bërtitura sepse ashtu kanë pare që në zanafillë në famijet e tyre.

Nje ditë në Francë pyes kolegun tim francez: Si konfrontohen problemet dhe lëndimet në shoqëri sipas kulturës franceze?

Me tha: “Anida, unë nuk jam lënduar ndonjëhere nga shoqëria, sepse nuk supozohet të kem pritshmeri që ata të kujdesen, të bëjnë gjërat që unë duhet të bej, apo të sillen si unë dua. Unë zgjedh të mendoj se nëse ai/ajo s’është pranë meje kur unë kam nevojë me siguri ka problemet e veta, ku i dihet.”

Reflektova pak mbi kulturën e perëndimit që ne duam aq shumë, që marrim si shembull dhe kërkojmë të arratisemi drejt tij. Perendimi i ka rrenjet në një kulture katolike ose protestante, edhe fjalia që djali me tha është mënyra sesi dashuria përshkruhet në Bibël: Dashuria nuk ka pritshmëri, nuk kërkon të sajat, por shpreson më të mirën. Dashuria nuk ka frikë, por e nxjer frikën jashtë! Edhe pse brez pas brezi të rinjtë e perëndimit mund të ndalojnë së besuari në Krishtin, por ata janë rritur me vlerat dhe moralet e Biblës.

Duke u kthyer sërisht te historia e infermieres, që nuk dua ta justifikoj veprimin e saj duke i mëshuar fajin familjeve sesi shqiptarët janë rritur, sepse nëse do ishtë ky qëllimi le të “kryqëzojme” dhe prindërit që e kanë rritur, por dua të sjell një këndveshtrim tjetër. Unë nuk besoj se denoncimi apo “kryqëzimi i saj në rrjetët sociale” do të ndryshojë zemrat e shqiptarëve. E liga e gjen mundesinë për ta shfaqur veten edhe kur vëzhgohet nga kamerat.

Unë besoj se vetëm dashuria mund të ndryshojë zemrat e njerëzve. 

Shqiptarët e pa fe kanë nëvojë të kuptojnë se vetëm Zoti mund t’ua ndryshoje zemrat, dhe vetëm ashtu mund të duan, të kenë dhimbshuri për prindërit e tyre dhe të moshuarit e tjerë, vetëm ashtu mund të arrijnë të falin dhe harrojnë atë dhunë fizike dhe mendore që kanë parë e përjetuar. Duhet të kuptojnë që ata perëndimoret që i mbajnë fëmijët dhe prindërit në pëllëmbë të dorës i kanë të rrënjosura vlerat e tyre morale te një Krijues! 

Shqiptarët kanë nëvoje të kthejnë sytë tëk Zoti, Ai është boshti i moralit, dashurisë dhe drejtësisë!