O ç’themel i fortë!

0
76

 

 

O ç’themel i fortë, o shenjtorë të Zotit,

Ju është dhënë për besim në Fjalën e Tij.

Çfarë tjetër t’i shtojmë asaj që Ai ka thënë,

Për ju që te Jezusi strehë keni zënë?

 

“Mos u tremb, jam me ty, jo aspak mos ki frikë,

Se yt Zot jam Unë dhe prapë do të të jap ndihmë.

Do të të forcoj, do të të ndihmoj, do të të bëj të qëndrosh,

Do të të mbaj lart me dorën e drejtë e të fortë”.

 

“Kur mes ujërave të thella, do të të thërras të kalosh,

Lumenjt’ e trishtimit nuk do të të mbulojnë.

Se me ty do të jem unë, në trazirë të të bekoj,

Dhe trishtimin më të thellë, ty do të ta shenjtëroj”.

 

“Kur mes sprovash plot zjarr shtegu yt do të kalojë,

Hiri im i mjaftueshëm për ty do të mjaftojë.

Flaka nuk do të të lëndojë, ta dish se e dërgoj,

Zgjyrën tënde të djegë, arin ta rafinojë”.

 

“Shpirtin që te Jezusi qëndron për pushim,

Nuk do ta braktis kurrë te armiqtë e tij.

Atë shpirt që ferri mundohet ta lëkundë,

Kurrë nuk do ta lë, kurrë s’do ta braktis Unë”.

 

Titulli në anglisht: How Firm a Foundation

Autori: R. Keen (c. 1787)

Autori (atribuar): George Keith

Përktheu: Arta Cesula

Burimi: http://www.hymnary.org