Ngjarjet dhe personazhet kyçe të lëvizjes protestante Shqiptare!  

0
30

 

Davidi: -Unë kam filluar trajtimin e lëvizjes protestante në vitin 1816. Ka një arsye, sepse është hera e parë që e shohim në mënyrë të dokumentuar  një interesim të vazhdueshëm që nuk do të pritej më nga protestantët dhe  i pari është Robert Pinkertoni , një protestant që erdhi me shoqërinë biblike në Austri. Ai fillon të interesohet për popullin shqiptar , fillon të mësojë më tepër  për këtë popull, të interesohet nëse kanë një bibël në gjuhën e tyre.  Është marramëndëse që të mendojmë që krishtërimi ka qënë në viset shqipëtare për 18 shekuj dhe kur erdhi Pinkertoni me një pyetje të thjeshtë : “Shqipëtarët a kanë një bibël? A kanë një pjesë të biblës në gjuhën e tyre ?” rezultoi që asnjë nga 66 librat e biblës nuk ishin përkthyer shqip. Si është për një të krishterë të mos ketë librin e tij bazë në gjuhën e tij, ishte dicka që për mua nuk mund ta kuptoj, prandaj protestantizmi që është bazuar në një parim kryesor “Sola skriptura.” ; pra  kudo që shkojnë misionarët ungjillorë protestantë, pyetja e parë është : “Biblën , a e kanë këta njerëz ?” Në qoftë se jo , atëherë fillojmë me përkthimin e biblës . Ah, dhe më ka thënë një profesor shumë i  shquar Afrikan , profesor i historisë së kishës që gjuha origjinale e krishtërimit është përkthimi, edhe më pëlqeu shumë, sepse lidhja direkte  e Zotit me njeriun është në gjuhën am’  të tij , prandaj kemi këto thënie që është thënë që Zoti nuk flet shqip , domethënë që nga grupe të tjera. Feja është e lidhur me politikë shpesh herë dhe ka qënë politika që të mos zhvillohej gjuha shqipe , në mënyrë që shqiptarët të mos merrnin veten si një popull i përçarë mysliman, katolik, ortodoks ; nuk mund të bashkoheshin në një komb në qoftë se feja do të  ishte përcaktus për kombësinë , por është shqipja që e bën shqiptarin dhe për këtë arsye Pinkertoni kishte një arsye të thjeshtë. Ai deshi që populli shqiptar të lexonte fjalën e Jezusit , që gjendet në bibël . Vërtet është financuar , është përkrahur nga shtete të ndryshme , nga donatorë të ndryshëm që nuk kishin as shumë interes në gjërat fetare por kanë menduar që : “ Është dhe në interesin tonë politik që shqiptarët të ngrihen.” Pra  ka politika gjithë kohën , por aktori i  parë, Pinkertoni e ka këtë dëshirë të zjarrtë edhe thotë Nuk mund të më linte ky pasion .” – domethënë mbeti si peng në zemrën e tij që nuk mund të flinte deri sa shqiptarët ta kishin biblën në gjuhën e tyre . Pastaj ai lidhet me figura si Vangjel Meksi, përkthyesi i  dhjatës së re , Gregor Gjirokastriti një peshkop ortodoks i cili ka redaktuar biblën ; pastaj vjen në skenë pak më vonë, 1860, Kostandin Kristoforidhi i  cili është me të vërtetë i  pari shqiptar që është  i  dokumentuar që është kthyer në besimin protestant kur ishte në Izmir dhe  pastaj vjen familja Qirjazi e kështu me rradhë; edhe mund të bëjmë një dallim të huajt dhe shqiptarët. Të huajt ishin Robert Pinkertoni, pastaj del ne skenë Aleksander Tomsoni , një agjent i  shoqërisë biblike për gjithë perandorinë osmane që gjen një simpati të veçantë për shqiptarët , dhe pastaj misionarët në manastir që kanë ndarë ungjillin me familjen Qirjazi; por veçantia e lëvizjes ungjillore shqiptare është kjo , që nuk kanë qënë misonarët që kanë përhapur kishat e para shqiptare . Kanë qënë Gjerasim Qirjazi që ka hyrë deri në Korçë për të  themeluar kishën ungjillore . Vëllazëria ungjillore e shqipërisë që është themeluar në 1891 ose 2 në mënyrë zyrtare, para se të ishte themeluar, për shembull kisha atuoqefale ortodokse shqiptare, pra është një komunitet shqiptar , që është themeluar nga shqiptarët para shëkullit të  XX. Është e pabesueshme  dhe shumë njerëz nuk e kanë besuar që e kemi këtë trashëgimi .