A ka nevojë Zoti për lekët tona?

0
42
A jar with rolled banknotes on the table. Laptop, papers, woman on the background

Ylli: Në këtë mënyrë e thamë më përpara që një njeri që është i lidhur me Perëndinë, përmes Jezusit, nënkupton që ka kuptuar që ai është mëkatar, më kupton? Që zemra e njeriut, natyrshëm, që çdo njeri që lind në këtë botë janë të fokusuar tek  vetja  e vet, kanë veten e vet në fronin mbretëror të imagjinatës së tyre dhe prandaj shkon tek paraja sepse duan te fuqizojnë veten e vet dhe  kjo nënkupton rebelimin dhe indiferencën kundër Perëndisë dhe kur dëgjojnë zërin e Perëndisë, kur dëgjojnë për Jezusin që vdiq në kryq dhe mori mëkatin e tyre dhe kjo ju jep mundësinë të lidhen me Perëndinë të bëhen fëmijë të Perëndisë atëherë ata harrojnë, jo harrojnë po mohojnë atë drejtim të gabuar dhe lidhen me Perëndinë dhe tani Perëndia i bën ata fëmijë të tij . Perëndia është Ati im. Ai siguron gjithcka. Ai më ka dhënë inteligjencën. Ai më ka dhënë mundësinë për të krijuar, për të prodhuar , për të qënë bekim, por Ai është Perëndia im dhe kjo nënkupton pastaj që gjithcka që unë kam edhe mëndja ime…Më kujtohet për herë të parë kur kam folur me një besimtar, unë isha ateist, edhe po më kujtohet që po mendoja  ti thoja atij që,- po pse duhet të jem mirënjohës Perëndisë kur unë shumë gjëra i bëjë vetë. Unë mund të planifikoj ça do bëj edhe mund ti arrij rezultatet edhe mund te ha edhe mund të pi. Pse duhet të falenderoj Zotin unë për bukën e përditshme ë? Edhe në moment që po mendoja ti përgjigjesha atij në moment më erdhi një pyetje në kokë: “Po mirë, këtë mëndjen tënde kush ta dha ty?” –edhe ouu unë në fakt unë e gjeta këtu brenda e kupton? Nuk kam asnjë meritë.

Pra, dua të them kur kupton sovranitetin e Perëndisë mbi jetën tënde, mendja ime që më ka dhënë, aftësitë, kapaciteti, gjithcka që unë jam dhe gjithcka që unë kam prodhuar nuk janë të miat më kupton? Janë të Tij. Unë jam i dorëzuar Atij dhe kjo pastaj bën që të pyes Atë, Ai është mbreti. Perëndi çfarë duhet të bëjë unë për ty? Dhe Ai thotë: “Hapi sytë njëherë, e shikon atë të varfërin atje…”- për shembull – “…ai ka nevojë për ty.” –edhe paratë janë gjëja e parë që unë jap. Kështu që kur ne mblidhemi në familjen e Perëndisë jemi të gjithë fëmijë të Perëndisë dhe gjithë bota duke përfshirë Shqipërinë është ara e Perëndisë që ne duhet të punojmë, duhet të kujdesemi dhe kjo do të thotë duhet të dërgojmë njerëz misonarë për të treguar për dashurinë e Perëndisë . Kjo do të thotë duhet të ndihmojmë njerëzit e varfër. Kjo do të thotë duhet të blejmë libra për fëmijët që të lexojnë dhe arsimohen. Pra dhe kto janë paratë që ne japim në familjen e Perëndisë për punën e tij që është puna e dashurisë së tij për njerëzit, dakort? Dhe e dhjeta, unë e përkufizoj në këtë mënyrë, e dhjeta ka ardhur nga Abrahami. Abrahami fitoi  një betejë mbi një mbret dhe u kthye më gjithë atë plackën e luftës dhe më gjithë njerëzit që ishin atje të marrë rob i ktheu dhe në luginën e Jeruzalemit vjen mbreti i Jeruzalemit, mbreti i Salemit, e kishte emrin Melkizedek dhe sapo shef Abrahamin Melkizedeku i thotë: “Abraham, Zoti ti ka dhënë në duar të gjitha.” – dhe Abrahami e njihte Zotin dhe e dalloi që Melkizedeku ishte prifti, ishte  përfaqësuesi i Perëndisë dhe ai i thotë: “Zoti ti ka dhënë në duart e tua të gjitha.”- domethënë edhe këtë plackë dhe gjëja tjetër që thotë Abrahami menjëherë është që  e dhjeta i shkon Melkizedekut, Perëndisë në fakt , dhe unë e mendoj kështu 10 janë si këto 10 gishtërinjtë tanë, në duart e tua pra në gjithcka që unë jam edhe kam janë me kaq duar sa kam. Çdo pasuri mund të ndahet në dhjetë pjesë dhe e dhjeta nuk është një e dhjeta është e para, është përfaqësuesja e të të dhjetave. Pra, unë jam gati me të ti dhënë të dhjeta ty o Perëndi dhe të tuat janë të gjitha dhe shenja fruti i parë është e para, pra është e para e të dhjetave më kupton? Ky është koncepti për të menduar për të dhjetën si shenjë e të tërës, pra ne japim Perëndisë gjithçka kur japim të dhjetën, japim të parën nuk japim një masë dhe prandaj të gjithë duhet të japin sepse të gjithë kanë diçka në duart e tyre, në jetën e tyre, në kapacitetin e tyre  dhe atë duhet t’ia japin të gjithën Perëndisë që simbolizohen nga e para e të dhjetës. Ky është një shpjegim.