Kur erdhi fryma e lirisë së reformacionit mes shqiptarëve?

0
21

-Sepse siç e tha  Davidi , për shembull kishte që nga shekulli i  parë  që shqiptarët ishin të krishterë, dhe  megjithatë bibla nuk ishte në gjuhën tonë. Pushtimi osman gjithashtu solli një shtresëzim tjetër të vështirësisë, për popullin tonë që të kishte gjuhën e vet . Megjithëse katolikët si  një grupim i  rëndësishëm shqiptar e kanë ruajtur dhe e kanë kultivuar gjuhën  në mënyra të shumta dhe të ndryshme , aty kemi edhe burimet e para  të gjuhës së shkruar shqipe , përsëri ishin të përcarë dhe ishin administrativisht të mbikqyrur nga një pushtet që nuk dëshironte ndarjet , apo …apo lulëzimin kulturor  të popujve . Nën Turqinë, nuk kishte lulëzim të kulturave të popujve të ndryshëm , më kupton ? Edhe midis popujve që u bënë myslimanë përsëri arabishtja ishte gjuha e kulturës së tyre dhe vetëm turqishtja , për shkak të numrit të madh  të njerëzve , dhe persishtja me qënë se kishte një histori kulturore shumë të thellë , mundën të formojnë një farë letërsie në gjuhën e tyre . Pra ishte e natyrshme për kohën që shqipja dhe gjuhët e tjera të mos vlerësoheshin pavarësisht se ne kishim të krishterë midis nesh ; dhe ungjillorët ishin me theksin e tyre te bibla , të vetmit që mund të sillnin një revolucion të tillë . Por , kjo gjithashtu ndodhi , nuk duhet harrruar , edhe në kontekstin e zhvillimeve historike të asaj kohe. Unë prandaj përmenda revolucionin protestant në 1517, sepse ajo që filloi me … me protestantizmin u zhvillua gjatë periudhës së racionalizmit sepse ajo që dallohet në revoltën e Luterit është mendimi individual.  Ajo që e veçon Luterin është guximi për të thënë: “Po nuk më binde, unë nuk e pranoj atë që nuk është bindëse për mua dhe e bazuar tek autoriteti i  fjalës së Zotit . “Ky qëndrim është qëndrim i  ri , modern. Ky është njeriu modern . Këtu shfaqet njeri modern. Deri në atë kohë Papa përcaktonte se çfarë është e mirë në letërsi, çfarë është e mirë në çdo fushë të jetës shoqërore, pavarësisht se kishte ekspertë në ato teknologji , artin , e kupton ? …dhe ai ishte… Kurse me ngritjen e Luterit kultura evropiane filloi të dallonte që kishte të drejtën e autoritetit të vet. Kjo nuk është gjithmonë e mirë në mënyrat e shumta se si u përhap, po racionalizmi që thoshte … Arsyeja është…  Madje e bënë edhe Zot arsyen; është një zhvillim që e ka bazën në këtë liri që siguroi protestantizmi. Ajo që po them, nuk është se nuk kishte njerëz përpara Luterit që ishin të guximshëm apo që mendonin me mendjen e vet , kishte, por kultura nuk kishte hapësirë. Kultura  evropiane nuk kishte hapësirë për këta njerëz …e kupton ? Ajo që bëri protestantizmi është …Hapi hapsirën shoqërore për njerëzit që të ushtronin aktivitetin e tyre sipas bindjeve të tyre . Këtu kemi dhe fillimin e hapësirës shoqërore për  besimet e ndryshme , për demokracinë. Zhvillimet politike që ndodhën  në evropë e kanë fillimin aty dhe racionalizmi, iluminizmi që pasoi , dhe që aty bota perëndimore, e sotme dhe moderne,  mendojnë që ndryshimi më i madh që ka ndodhur në historinë njerëzore është si rezultat i iluminizmit , iluministët dhe harrojnë që baza për iluminizmin ishte protestantizmi. Iluminizmi ishte thjesht një mënyrë tjetër e marrjes së autoritetit të arsyes edhe e …konfigurimit të një vizioni progresivist. Më kupton? Pra ishte si një botëkuptim i ri i bazuar mbi ato që ata dinin deri në atë kohë. Prandaj iu them që është çelës kuptimi i shpirtit të protestantizmit, i lidhjes direkte të njeriut me Perëndinë dhe,  kjo pastaj shkaktoi , në zhvillime të ndryshme, jo direkt, sigurisht se revolucioni francez ndodhi  në 1892; por revolucioni francez ishte antiklerikal sepse kishin … E megjithatë  bëhet shkas për zhvillimet nacionaliste në botën e njohur në atë kohë . Pra , ka rryma të tilla që e detyrojnë Perandorinë otomane … Arsyeja që kemi britanikët ne  tani  që shkojnë , apo amerikanët që shkojnë direkte në Stamboll për të hapur misionet e tyre nuk është një ratësi . Është rezultat i  përplasjes së perandorisë osmane me nje europë të përtërirë, të fuqishme , ekspansoniste …e kupton ? …që nuk mund ti bënte dot ballë . Rusia gjithashtu që ngrihej kundër otomanëve. Marrëveshjet që bënë sulltani me britanikët për ta mbrojtur edhe ndaj Rusisë. Ajo që dua të them është kjo, zhvilllimet që ndodhën në vite 500-600 janë ato që sollën  ndryshimin e ambjentit, ku edhe në mes të perandorisë osmane tani mund të kishe një mision të krishterë ungjillor. Dakort ? Dhe ashtu si e bëri për evropën kjo frymë e lirisë, e lidhjes direkte me Perëndinë, ashtu e bëri dhe për shqipërinë. Pra , është në natyrën , është në tharmin e vet të mesazhit të ungjillit . Ungjilli është jetëndryshues. Prandaj bibla thotë : “Ai që… Biri e bën të lirë , ai është i  lirë me të vërtet .” Me një fjalë ai që lidhet me Perëndinë direkt  me Jezusin , ai është vërtet  i lirë; dhe kjo frymë e lirisë pra që mori flakë në europë erdhi natyrshëm, kur vjen mesazhi ungjillit dhe te shqiptarët.