Nëse ka një Zot, a është ai i përfshirë në botë?

0
57

Ndërsa ne mësojme më shumë për kompleksitetin e botës, ne gjejmë më tepër prova për një krijues i cili akoma e mirëmban dhe e mbështet krijimin e tij.

Ke ecur ndonjëherë përmes parkut të qytetit ose kopshtit botanik në një ditë pranvere? Të vijnë ndërmend sythat e vegjël, lulet e ҫelura, ngjyrat e gjalla dhe aroma e ëmbël. Edhe në një ditë të ftohtë dimri, gjurmët e një kopshtari mund të gjenden aty: toka është punuar, gjethet e thara kanë mbuluar vendin, dhe pemët janë krasitur. Kudo përreth teje, ti ke prova për prezencën e kopshtarit. Duke gjykuar nga projektimi dhe kujdesi me dashuri që i është dhënë hapësirës, ti je i sigurt se ai ka qënë aktiv aty.

Konsideroje universin si një kopësht të madh. Është një sistem masiv nga një e pafundme e vogël në një pafundësi të madhe. Bashkë me kompleksitetet fizike, aty gjithashtu egzistojnë zona labirintesh të sociologjisë dhe psikologjisë njerëzore, dhe gjithashtu mundësia për një dimension shpirtëror.

Ky kopësht është shumë më i madh dhe më i ndërlikuar sesa ne mund të kemi parë ndonjëherë. Por ndërsa sytë, mendjet dhe zemrat tona intonohen me botën, ne fillojmë të shikojmë prova të Kopshtarit. Ai është në punë, duke mirëpritur nën-kopshtarët në përpjeken e tij për të ҫrrënjosur sëmundjet, barërat e këqija, dhe egërsine kaotike. Ai mban kopshtin e tij nëpërmjet fuqisë së duarve të tij. Ai është këtu.

Konsidero këtë:

  • Ku mendon se mund të shikosh prova të dorës së Zotit në botën përreth teje?

Vepro:

Mendo për një moment për këto tre pohime:

1) Asnjë forcë nuk e shkaktoi botën të vinte në egzistencë. Universi dhe i gjithë sistemi i tij u formua papritur, si një produkt i rastësisë,

2) një Zot krijues kurdisi “orën” e botës dhe tani ai qëndron i ndarë prej saj dhe e ka lënë të rrotullohet vetë, dhe

3) Zoti krijoi botën dhe qëndron i përfshirë në të.

Krahasoji këto me cfarë ke parë dhe di për botën. Analizo pikat e forta dhe dobësitë e këtyre tre pretendimeve.

 

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal: http://www.exploregod.com/top-50-questions/if-there-is-a-god-is-he-she-it-involved-in-the-world