A është e mundur që ta dish me siguri se do të shkosh në Parajsë?

0
262

Besoji punës së mbaruar të një zëvendësuesi të përsosur në vend të punëve plot të meta të duarve të tua.

Shumica e feve dhe filozofive vendosin theksin në kryerjen e veprave të mira ose pendesës “që ta tejkalojnë të keqen”. Ka të bëjë më tepër me karma ose disi me të fituarit favor nga zotat (ose Zoti)- një përpjeke njerëzore për të kënaqur hyjninë ose universin. Zotat duken të paqëndryeshëm, kërkues, dhe të vështirë për tu kënaqur.

Vetëm Krishtërimi flet për një Zoti i cili ka marrë gjithë barrën e shpëtimit mbi veten e Tij. Dhe me themelin në Zotin vjen një siguri absolute. Veprat 16:31 thotë, “Beso në Zotin Jezus Krisht, dhe ti do të shpëtohesh”. Kaq e thjeshtë është.

Por cfarë të duhet të besosh saktësisht?

Sipas Shkrimeve të Krishtera, cdo person që vendos besimin e tij vetëm në punën e Krishtit (jetës së tij të përsosur, vdekjes së tij në kryq për shkak të mëkateve tona, dhe ringjalljes së tij), duke njohur që është e pamundur të kënaqësh Zotin ose të fitosh shpëtimin në ndonjë mënyrë tjetër, mund të ketë sigurinë se ai ose ajo do të shkojë në parajsë.

Po, kërkesat e tij janë të larta, por ajo cka Ai siguron është edhe më e madhe.

Konsidero këtë:

  • Kur ke mundur të thuash me siguri se veprimet e tua kanë qënë plotësisht të mira, të dashura, dhe që janë bërë jo për përfitime egoiste ose shpërblim? Nëse e mësipërmja do të ishte testi për të “fituar” shpëtimin, a do të ishe në gjendje ti besoje vetes dhe të mbështeteshe në të kaluarën tënde për të siguruar rrugën për në parajsë?
  • Cila është natyra e “të fituarit parajsën” sipas Shkrimeve të Krishtera? Si ndryshon ajo nga cfarë ke kuptuar ti më parë në lidhje me shpëtimin?

Vepro:

Njihu me kërkesat që cdo fe vendos mbi njeriun për të korrur shpërblime të përjetshme, paqe, ose nirvana (gjendja më lartë e ndricimit të mendjes , paqes që dikush mund të arrijë).

Bëj një listë, duke krahasuar dhe kontrastuar gjetjet e tua.

 

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal: http://www.exploregod.com/top-50-questions/is-it-possible-to-know-with-certainty-that-you-re-going-to-heaven