A jemi ne produkt i rastësisë ose evolucionit të paqëllimtë?

0
47

Origjina jonë mbetet me dy opsione: ne ose jemi rezultat i dickaje jo personale, proces rastësor ose jemi puna e qëllimshme e një force personale.

Nje nënë hyn në dhomën e një tetë vjecari i cili sapo është larguar nga dhoma dhe ajo është e shokuar ndërsa rri në heshtje. Merr veten dhe bërtet, “Tomi! Hajde këtu menjëherë!” Djali i saj hyn brenda, i nxitur nga toni i zërit të saj.

“Shikoje këtë rrëmujë!” “Kush është përgjegjës për këtë katastrofë?”

Një nenqeshje prej misreci shfaqet në fytyrën e Tomit, dhe ai përpiqet të gjejë dicka për të thenë: “Ndoshta ka ndodhur rastësisht kur asnjë nuk ishte në dhomë!” Mendoni se ky argumentim do ta bindte nënën e tij? Patjetër që jo. Ai provon një taktikë të re: “Ndoshta ka ndodhur nga pak cdo ditë këtë javë ndërsa unë kam qënë në shkollë!” Dhe një heshtje tinëzare.

Një orë më vonë, pas një pune dhe kujdesi të madh, Tomi del me shpejtësi nga dhoma e tij. “Mami! Hajde dhe shiko!” E shqetësuar, nëna e tij zgjat kokën për të pare në dhomë. Ajo është përsëri e shokuar, por këtë herë për arsyen e kundërt. Tomi e ka cuar “rregullo dhomën tënde” në një nivel krejt tjetër.

Një qeshje ironike shfaqet në fytyrën e saj, dhe ajo butësisht përkëdhel djalin e saj duke i thënë,” Hë, ti u fute në dhomë dhe tani dhoma jote është e gjitha e pastër dhe e rregulluar. Cfarë rastësie!”

Konsidero këtë:

  • Cfarë të prek nga kjo histori?
  • Cila është natyra e “rastësisë”? Pse ne e përdorim këtë term?

Vepro:

Tani, shiko përreth teje. Listo cdo shenjë qëllimshmërie dhe gjëra të bëra nga dikush në detajet  e dhomës që po vëzhgon ose mjedisin ku je.

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal: http://www.exploregod.com/top-50-questions/are-we-a-product-of-chance-or-blind-evolution