Kush mund të jetë i lumtur në këtë botë?

0
56

Bota në të cilën ne jetojmë është e mbushur me vuajtje. Kur Jezusi përshkroi mënyrën sesi ne duhet të jetojmë në këtë tokë, të mbushur me vuajtje, ai tha: “Lum të varfrit në shpirt, se e tyre do të jetë mbretëria e qiejve.” Pra, ne që e kemi mbretërinë e qiejve dhe për shkak të Jezusit, jo për shkak të varfërisë, ne vajtojmë këtu në tokë, nuk ka asgjë të keqe që të vajtojmë. “Lum ata që vajtojnë, se do të ngushëllohen. Lum zemërbutët, se do të trashëgojnë tokën.” Ne që do të trashëgojmë tokën duhet të jemi zemërbutë. Lum të uriturit e të eturit për drejtësi, se do të ngopen.” Ne do të ngopemi sepse Perëndia na ka premtuar qiellin e ri dhe tokën e re, ne do të ngopemi. Por lum të uriturit dhe të eturit për drejtësi. Do të thotë, në këtë tokë ne do të jemi të etur për drejtësi, ne duam të bëhet drejtësia, ne nuk do fshihemi nga ata që vuajnë në padrejtësi. Ky është kuptimi. Lum të eturit për drejtësi, sot ne duhet të jemi të etur, sepse ne do të ngopemi. “Lum të mëshirshmit, se do të mëshirohen.” Ne do të mëshirohemi, ne që jemi të lidhur me Jezusin për shkak të Jezusit do të mëshirohemi, por duhet të jemi të mëshirshëm në sytë apo në pamjen e vuajtjes së kësaj bote. “Lum të pastrit në shpirt, se do të shohin Perëndinë. Lum paqebërësit, se do të quhen bij të Perëndisë. Lum të përndjekurit për shkak të drejtësisë, se e tyre është mbretëria e qiejve.” Do me thënë, mënyra se si ne duhet të jetojmë këtu në tokë është si të lumturit, të bekuarit, ata që janë të lidhur me Perëndinë tashmë. Ne duhet të jetojmë duke vajtuar me ata që vajtojnë, duke luftuar për drejtësi me ata që nuk kanë drejtësi, duke u gëzuar me ata që gëzojnë gjithashtu. Pra, duke adresuar problemet edhe emocionale të njerëzve që vuajnë.