Cila është zanafilla e së keqes?

0
9

Fillimi i gjithë shpjegimit të problemit të së keqes është ajo që ndodhi në Kopshtin e Edenit, kur Perëndia që i kishte krijuar njerëzit, ashtu siç tha Altini, pa nevojë që të vdisnin, ato nuk kishin pse të vdisnin, por duhet të jetonin në një marrëdhënie personale mirëbesimi me Perëndinë që do të thotë, ata duhet të pranonin realitetin që kishin kuptuar që Perëndia ishte aty përpara tyre. Perëndia ishte krijuesi i tyre. Perëndia ishte bamirësi i tyre. Perëndia ishte pronari i tyre. Kjo nuk ishte një çështje e vështirë për t’u kuptuar për Adamin dhe shenja e kësaj ishte ngrënia apo mosngrënia e frutit në mes të kopshtit. Dhe kjo prishje e kësaj marrëdhënieje me Perëndinë, kur ata hëngrën nga fruti është prishja e një ekuilibri që mbahej nga mirëbesimi i njeriut tek Perëndia. Dhe prishja e këtij ekuilibri nuk është, siç e thashë edhe në fillim, vetëm prishje e një marrëdhënieje ndërpersonale, por është edhe një problem, është edhe një problem i gjithë krijesës. Krijesa është e krijuar nga Perëndia në një mënyrë integrale dhe në një mënyrë harmonike dhe me prishjen e marrëdhënies së njeriut me Perëndinë, u prish edhe rregulli i krijesës. Kështu që, ato konvulsione të krijesës biologjike apo si mund të jetë materiale, janë konvulsione që lidhen me një problem ndërpersonal të njeriut me Perëndinë. Kur Perëndia e zboi njeriun nga Kopshti i Edenit, ishte gjithashtu kur dha edhe deklaratën që krijesa tani do të ishte në prangat e kalbëzimit dhe gjithë krijesa do të priste kohën kur do të shfaqeshin bijtë e Perëndisë në kuptimin e ripërtëritjes që do të sillte Perëndia përmes Shpirtit të tij, që do të ishte ne do ta shohim në faqet e fundit të Biblës, është një krijesë e re. Një krijesë e përtërirë, por edhe një krijesë e re në një dimension tjetër.