Kush është Shpirti i Shenjtë?

0
280

Shpirti  i Shenjtë mund të mos marrë po aq vëmëndje sa Ati apo Biri, por ai është plotësisht Zot, dhe i denjë për adhurimin dhe përkushtimin tonë.

Është e habitshme se sa njerëz përfshihen për të bërë një film. Megjithatë, shpesh ata që marrin të gjithë vëmendjen janë aktorët, drejtoret, ose producentët. Njësoj si kjo, Shpirti i Shenjtë ka tendencën qe të mos vihet re. Ai shpesh konsiderohet të jetë “anëtari i heshtur” i Trinitetit. Ndërsa pothuajse të gjithë njerëzit – përfshirë jobesimtarët – njohin Zotin Atë dhe Jezusin , madje dhe të Krishterët ngatërohen me pyetjen se kush është Shpirti i Shenjtë dhe roli që luan Shpirti.

Në  një masë të madhe, është e drejtë të themi se Shpirti i Shenjtë punon “prapa skenave”. Si Ati dhe Biri, Shpirti është plotësisht Zot dhe plotësisht person – dhe gjithmonë ka qënë. Roli kryesor i Shpirtit në jetët tona është të aplikojë përfitimet e shpëtimit duke na bashkuar ne me Krishtin. Shpirti na drejton ne për tek Krishti, transformon zemrat tona dhe bën të mundur të kuptojme, besojmë, dhe jetojmë ungjillin.

Nga momenti në moment, ne varemi nga prezenca e Shpirtit të Shenjtë për të qëndruar në një marëdhenie të drejtë me Zotin. Është Shpirti i cili kultivon besim në ne. Ne ndoshta nuk jemi në gjëndje të shikojmë Shpirtin, por është vetëm nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë që ne mund të shikojmë.

Konsidero këtë:

  • Ke qëndruar ndonjëherë të shikosh të gjithë titrat e stafit në fund të filmit (kreditet e një filmi) ? Cfarë kë vënë re ? A ka qënë dicka tjetër interesante e zbuluar prej teje për tu kushtuar vëmendje se cfarë ka ndodhur “prapa skenave”? Si e ndikoi kuptimin tënd të përgjithshëm se si është procesi i një filmi ? Si të ndihmoi ty të  që të shikosh me të vërtetë?
  • Si të ndihmon ky ilustrim për të kuptuar natyrën dhe punën e personit të tretë të Trinitetit: Shpirtit të shenjtë?

Vepro:

Lexo në librin e Veprave, libri biblik i cili përmend më tepër për personin dhe punën e Shpirtit të Shenjtë me emër. Veprat gjithashtu japin detaje për punën e apostujve. Shkruaj cfarë ke vënë re për fjalët dhe pasazhet e përdorura për të përshkruar Shpirtin e Shenjtë dhe mënyrën e tij të lidhurit dhe fuqizuarit të  apostujve.

 

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal:http://www.exploregod.com/top-50-questions/who-is-the-holy-spirit