A është Bibla e Besueshme?

0
129

Shumë nga njohuritë tona bazohen në deshimtë personale. Nëse e trajtojmë Biblën me te njëjtat standarte, ne do të njohim si të vërtetë.

Kur ke kontrolluar për herë të fundit burimet që përdoren në tekstet e shkollave ose të riegzaminosh informacionet që paraqet një gazetar në television? Është e vërtetë që keto raportime informacioni nuk janë gjithmonë të sakta. Por për pjesën më të madhe, ne i besojmë ato të jenë mjaft të besueshme.    

Ne shpesh nuk e kuptojmë se sa shume nga njohuria jonë është e bazuar në deshmitë personale. Shume nga ne nuk kanë qënë asnjëherë në Anarktikë, por ne besojme që ekziston, edhe nëse e vetmja provë është dëshmia e atyre që bëjnë hartat ose dokumentareve.

Megjithatë shumica e njohuirive tona nisin nga dëshmite personale, shumë njerëz aplikojnë një standart të dyfishtë për Biblën, e cila është e mbeshtetur në dëshminë personale. Ndoshta kjo për arsye të kërkesave dhe pretendimeve radikale të Biblës. Nëse cfarë raporton ajo është e vërtetë, kjo ndryshon cdo gjë. Kjo kerkon një jetë plotesisht të angazhuar, dhe jo shumë kanë vullnetin për të shkuar shumë gjatë.

Patjetër, ne nuk duhet të pranojmë verbërisht cdo dëshmi që lexojme ose dëgjojme. Por, ne duhet të mbajmë Biblën në të njëjtin standart që ne përdorim për ndonjë burim tjetër informacioni: ta studiojmë me kujdes dhe të shikojme ku seriozisht na meson gjerat që janë të vërteta.

Konsidero këtë:

  • Cfarë janë dokumentat historike më të besueshme të njohura nga njeriu? Si u bënë ato të njohura si të besueshme ? Cilat janë kriteret që i konsiderojnë ato të vërteta?
  • Si qëndron Bibla në të njëjtat kritere?

Vepro:

Studio njëkohësisht Biblën dhe ekspertët e Biblës. Mbaj shënim cdo pikëpamje të  kundërt që has dhe arsyen për këtë këndvështrim. Nxirr përfundimet për atë cka lexove.

 

Përktheu: Albano Aliaj, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal:http://www.exploregod.com/top-50-questions/is-the-bible-reliable