Çfarë është një “shpirt”? A kam unë një të tillë?

0
102

Pyetja e një shpirti është cështje e nje misteri dhe debate te madh. Për të gjetur të  vërtetën  kërkohet një mëndje dhe zemër e hapur.

Filozofët kanë bërë pohime të shumta në lidhje me ekzistencën e shpirtit, natyrës së tij, dhe sesi ne mund ta dimë, nëse ai apo ne egzistojmë.

Disa shkencetarë kanë arritur në përfndimin se nuk ka një dimension shpirteror, vetëm material: sapo trupi yt vdes, ti vdes me të vërtetë.

Gjithsesi, pothuajse të gjtha fetë në botë janë në një mëndje që njerëzit kanë një dimension shpirtëror, sic kanë atë fizik. Disa pretendojnë se shpirti i njeriut është i pa vdekshëm, kalon nëpër disa cikle rimishërimi deri sa një ditë arratiset nga mishi dhe hyn në nirvana. Fe të tilla besojnë edhe në një shpirt universal, si nje lumë ose forcë jete që rrjedh në të gjitha qëniet e gjalla pa dallim individual.

Krishtërimi , gjithsesi, na mëson se vetëm një Shpirt është i përjetshëm (atë të krijuesit hyjnor që të Krishterët e quajnë Zot). Cdo “shpirt” tjetër është krijuar nga Zoti. Këto shpirtra kanë një fillim të përcaktuar por u krijuan të jetojnë përjetësisht – ose në prezencën e Zotit ose të ndarë prej Tij, varësisht nëse ata kanë vendsour ose jo një besim individual në Atë.

Shumë do të pretendojnë se mund të vërtetojnë ekzistenecën e shpirtit të tyre. Megjithëkëtë, të kuptuarit e kësaj cështje bazohet vetëm tek besimi.

Konsidero këtë:

  • Si mund të zhvillosh një kuptim më të plotë të shpirtit? Cfarë burimesh ke studiuar? Cila nga këto rezonojnë më tepër me ty ?
  • A ka mundur ndonjë nga burimet e tua të të mundësojë prova të pakundërshtueshme për ekzistencën e një dimensioni shpirtëror?
  • Cfarë të duhet të përjetos, lexosh ose të dish për të besuar në ekzistencën e shpirtit tënd?  Cfarë roli ka besimi në procesin tënd?

Vepro:

“Besimi është një funksion i shpirtit” Shkruaj përkufzimin më të mirë që mundesh për “shpirtin”. Tani, shkruaj përkufizimin më të mirë që mundesh për “besimin”. Vlerëso nëse ti bie ose jo dakort me këtë pohim.

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal:http://www.exploregod.com/top-50-questions/what-is-a-soul-do-i-have-one