Çfarë e shtyn një Amerikan të studjojë Historinë e Shqipërisë?

0
19
Albania Flag Between Traveler's Accessories on Old Vintage Map. Overhead Shot

-Si shumica e misionarëve që vijnë në shqipëri, fillojmë të kemi një interes të madh për të mësuar ku jemi. Më kujtohet kur po vija ne shqipëri për herë të parë as nuk isha i sigurt se ku po vija , isha i ri , i sapo diplomuar nga kolegji , më tha një pastor : “ A ke dëshirë të shkosh në shqipëri  për  të ndihmuar jetimët? ’’ . Shumë mirë, shumë mirë  të shkojmë , por ku po shkojmë tani ?! Fillimi është i tillë , por pastaj unë e gjeta veten ne Shkodër. Zoti më drejtoi aty në 94 dhe … gjithë ajo kala domëthënë ,kështjella  e Rozafës , më bëri të mendoj : “Po , ku jam unë ? ” . Pastaj zbulova që Sulltan Mehmeti i II , pushtuesi i Kostandinopojës  kishte  ardhur deri në Shkodër, për ta pushtuar Shkodrën. Pastaj kam filluar të mësoj më tepër për atë ngjarje, kam përkthyer librin e Marin Barletit “Rrethimi i Shkodrës” nga Shqipja në Anglisht , që është botuar në 2012; dhe përkthimi ishte  më shumë një studim  historik se sa vetëm një përkthim sepse për të përkthyer një emër vendi që gjatë shekujve ka ndryshuar  3, 4 ,5 herë duhet të mësosh se ku je. Kjo më ka lidhur me studiues , me akademikë , me historianë , me arkeologë dhe disa prej tyre më kanë dhënë një inkurajim ,  një fjalë  që pse ta lësh me kaq domethënë me mirë të doktorosh  dhe iu thashë atyre që nuk e di si , nuk më intereson të studioj kohën e Skëndërbeut, sepse duhet të mësoj latinishten e vjetër, osmanishten e vjetër , nuk kam kohë , kam 5 fëmijë , kam kishën , kam shumë përgjegjësi  edhe njëri profesor më tha: “Po ne nuk dimë pothuajse aspak për lëvizjen protestante . Dimë që ka dokumente …por nuk e dimë , ndoshta ti je personi që mund ta bësh duke qënë që je një amerikan ; mund të shfrytëzosh arkivat jashtë shtetit në Amerikë , në Angli edhe në arkivin e shtetit të Shqipërisë .” Atëherë kam filluar një doktoraturë  edhe kam miratuar temën “Lëvizja protestante” edhe fryti i punës na ka dalë . Lavdi Zotit.