Kërkues i sinqertë i së vërtetës.

0
38
Background of Closeup of key placed on an 18st century vintage bible

Ne jemi kërkues të së vërtetës, ne nuk jemi mbrojtës të një feje. Nuk jemi mbrojtës as të krishtërimit, as të budizmit, as të myslimanizmit, ne jemi udhëtarë drejt të vërtetës. Kështu duhet të jemi. Dhe kjo krijon bazën e bisedës me vëllezërit tanë myslimanë, me vëllezërit tanë të krishterë, me vëllezërit e tjerë.

-Nëse kemi si synim të vërtetën nuk ka problem. Kudo që të gjendet e vërteta aty ekziston liria. Aty ekziston shpëtimi në një kuptim teorik.

-Unë jam bindur për të vërtetën që është Krishti, që tha: “Unë jam e vërteta!” dhe unë jam përfaqësues i kësaj, i këtij drejtimi edhe në këtë kuptim unë jam arsye për këtë besim, por e kam fjalën që ne si individë duhet të jemi në zemrën tonë kërkues të sinqertë të së vërtetës, më kupton? Unë nuk do jem përfaqësuesi i ungjillorëve gjithë jetën time, edhe nëse e vërteta më drejton diku tjetër, unë do të shkoj tek e vërteta, ndaç të jem përfaqësues i ungjillorëve, ndaç mos të jem.

-Kjo është lajm për…

-Këtë ta dinë të gjithë. Nëse vjen dikush…

-Ylli mund të bëhet mysliman në qoftë se bindet.

-Po. Ta them këtu përpara të gjithë popullit. Nëse vjen dikush dhe më informon në mënyrë bindëse që Jezusi nuk vdiq në kryq dhe, apo vdiq, dhe nuk u ringjall, nëse kjo ngjarje historike kjo nuk ë teori, ngjarje historike, ka ndodh midis vitit 30 dhe 33. Analizoni kanalet historike, dokumentet historike që ekzistojnë nga viti 30 deri ke 33. Dëshmitarët historikë nga 30-33. Analizoi! Silli dokumenta, silli argumenta, silli prova që Jezusi nuk vdiq ose nëse vdiq nuk u ringjall dhe Ylli nuk është besimtar i krishterë më. Kjo është ajo që po thoja. Pra që ne nuk jemi partizanë kuptimesh. Ne jemi partizanë të së vërtetës.