A mund të jenë të Krishterët revolucionarë përmbysës?

0
20
Group of white raised up fists arms of protesting peoples. Protest, demonstration, meeting concept vector illustration.

-Ju keni qenë student në vitet ’90 në lëvizjen studentore, apo jo? Kështu që, mendojeni veten tuaj me këto bindje që ju keni tani, në atë kohë. Do bëheshit ju pjesëmarrës në atë revolucion kundër pushtetit?

-Pra, komenti juaj në diktaturë dhe revolucion.

-Këtë desha të adresoj edhe unë. Në atë kohë, sapo kishte mbaruar përmbysja e pushtetit komunist, kur erdhën besimtarë të huaj që na prezantuan ne me pikëpamje fetare. Dhe më kujtohet një bisedë tek Pallati i Kulturës ku ishte tema e revolucioneve, edhe ishte amerikan ai që po shpjegonte, dhe interesante, këtë pyetje i bëra unë atij. Ishte, duhet të ketë qenë viti 1991, maksimumi fillimi i ‘92-shit, thashë: “A e pranon Bibla revolucionin?” Dhe po prisja një përgjigje, megjithëse unë nuk isha besimtar akoma, po prisja në përgjigje që të thoshte ‘Jo!’. Mirëpo, po ta keni parasysh ju, amerikanët ekzistencën e  tyre si shtet e kanë pikërisht si rezultat i një revolucioni kundër pushtetit britanik dhe ai nuk mund të thoshte ‘jo’ apriori. E kupton? Por thoshte: “Janë raste shumë specifike, që do të duhet t’i diskutojmë dhe t’i përkufizojmë, por në përgjithësi jo.” Pra, unë besoj gjithashtu që kur pushteti  njerëzor është anti-njerëzor, është kundër të drejtave të dhëna nga Perëndia, dhe është si në rastin e  atyre mamive në Egjipt, mamive izraelite. Ato nuk mund t’i bindeshin urdhërit të faraonit për të vrarë fëmijët dhe me siguri kishte një grup atje që quhej ‘Pro Familja’, që i kishte mobilizuar ato gratë, kupton, që të rebeloheshin, por në mënyrë jo-demonstrative. Pra, qëllimi nuk është që të shkosh kundër pushtetit, që mund të jetë gabim në një aspekt, por mund të mos jetë gabim në një aspekt tjetër. Qëllimi është që ti të bësh të mirën. Qëllimi është që ti të shërosh situatën, të shërosh edhe pushtetin duke bërë të mirën dhe jo duke nxitur rebelimin, apo duke nxitur revolucionin. Por kur një pushtet i caktuar e humb legjitimitetin, kush është legjitimiteti? legjitimiteti është, nëse është në përputhje me atë që konsiderohet e mirë dhe është duke kufizuar të keqen. Dhe kur e humb legjitimitetin, do të thotë që ti e bën të keqen të mirë, dhe natyrshëm edhe sikur të mos të jemi ne të krishterët që do ishim të parët në revolucion, njerëzit nuk mund ta durojnë dot shtypjen për shumë kohë. Pra, gjithmonë ka ndodhur që qeveritë e këqia janë hedhur poshtë siç e tha Toni, nuk ka një ushtrim të pushtetit pa një kundërveprim. Dhe kur arrihet ajo masa e caktuar është vetë Perëndia që i rrëzon gjërat. Pra ne kemi besim që Perëndia ndërhyn në punët e shtetit. Ne kemi besim që Perëndia e drejton zemrën e pushtetarit. Ne kemi besim që Perëndia është çliruesi ynë nga një pushtet i padrejtë, siç ishte në rastin e izraelitëve. Ishte Perëndia ai që i çliroi ata. Pra, ne jemi shumë hezitues për të rebeluar kundër pushteteve. Për arsye se dhuna nuk është një justifikim në asnjë rast, më kupton? Ne jemi partizanë të shpatës që mbahet nga pushteti ligjor. Prandaj Jezusi thotë: “Nëse të bien në njërën anë, ktheji faqen tjetër.” Sepse është dikush që e mban shpatën. Ai do të ndërhyjë. Nuk jemi ne për ta marrë në duart tona zgjidhjen e problemeve të padrejtësisë. Kjo nënkupton pra një situatë të zakonshme ku pushteti është relativisht i mirë. Pra, ne hezitojmë. Ne hezitojmë që të përfshihemi në revolucion, ne hezitojmë që të ngrihemi me armë dhe besojmë që Perëndia është çliruesi, por ne nuk hezitojmë të flasim profetikisht? Roli i kishës në përgjithësi është një rol profetik. Pra, ne nuk kemi frikë të shkojmë përpara mbretit edhe t’i themi mbretit: “Ti je ai njeriu që i more atë qingjin e vogël atij që kishte vetëm një qingj për zemër.”, siç bëri Natani me Mbretin David. Apo profetët e tjerë Elia me Ahabin. Pra ne kemi një rol profetik. Ne nuk kemi frikë të vdesim për të drejtën dhe për të mirën, por ne bazohemi te Perëndia për ndryshime shtetërore. Për ndryshime radikale. Bazohemi tek ai. Ai është çliruesi ynë. Ne jemi administratorë të dhuratës së Perëndisë, që është Lajmi i Mirë, të dashurisë, Jezusi është ai që do ta sjellë pushtetin e Perëndisë. Pra, ne kemi një distancim të tillë, jo për të marrë pjesë në pushtet, por për të bërë pushtet teokratik. Atë e bën Perëndia vetë dhe s’ka nevojë për ndihmën tonë.