Ia vlen!

0
90

Nga Anila Zeneli

Përgjatë bregut të oqeanit Atlantik jetonte një burrë plak. Çdo ditë, sa herë që batica largohej, ai ecte përgjatë bregut për milje të tëra. Një burrë tjetër që nuk jetonte shumë larg prej tij, e shihte shpesh ndërsa ai largohej për pak dhe më vonë kthehej sërish. Fqinji gjithashtu vinte re që ndërsa ecte, plaku shpesh përkulej për të marrë diçka nga rëra dhe pastaj e hidhte në det.

Një ditë, kur plaku u drejtua për nga plazhi, fqinji kurioz e ndoqi, dhe pa që plaku u përkul dhe ngriti diçka nga rëra dhe me butësi e hodhi në oqean. Në kohën që plaku po ndalte sërish, fqinji ishte afruar mjaftueshëm për të parë që ai ngriti një yll deti që kishte ngecur në rërë nga tërheqja e baticës. Ai patjetër do të shuhej para se batica të kthehej përsëri. Ndërsa plaku u kthye për ta hedhur në oqean, fqinji i foli me një ton tallës: “Hej, mik! Çfarë po bën? Ky plazh është me qindra milje, dhe me mijëra yje deti shuhen çdo ditë! Patjetër që nuk mendon që ka shumë rëndësi të hedhësh disa në det.”

Plaku e dëgjoi, dhe nuk foli për një moment, pastaj duke ia drejtuar fqinjit yllin e detit që kishte në dorë tha: “Ka rëndësi për këtë këtu ama!”