A mund të jetë njeriu i sigurt për shpëtimin?

0
45

Nga Dr. Kenneth Boa

President, Reflections Ministries
Ph.D., New York University
D.Phil., University of Oxford

Kjo pyetje ka vetëm dy përgjigje të mundshme: ose mund të jemi, ose nuk mund të jemi të sigurt. Shumë njerëz thonë: po si vallë mund të jemi të sigurt?

A nuk mundet dikush të ndalojë së besuari në Krishtin? Disa njerëz thonë: nëse kam besim, çfarë ndodh nëse e humbas atë? Por në fakt, ne besimin nuk e shohim si ndjenjë a emocion, por si zgjedhje. Fjala greke për “besim” ka të bëjë më shumë me ngritjen intelektuale, me të besuarin personal, kur ia besojmë veten dikujt. Kjo do të thotë një zgjedhje e vullnetshme që e kam bërë tashmë. Por po mëkatet? A mund të më përjashtojnë mëkatet si besimtar?

Epo, çfarë është natyra e mëkatit? Problemi këtu është se, nëse mëkatet mund të na përjashtojnë, atëherë për këtë do të mjaftonte çfarëdolloj mëkati. Nëse një person ka një historik të përsosur me 99.9%, ai 0.1% i mbetur do të mjaftonte për ta përjashtuar, sepse Perëndia nuk e duron praninë e të keqes. Mëkat është ajo që ne e quajmë privim nga lavdia e Perëndisë, ndaj përfundimi do të ishte se, nëse ndonjë mëkat do të shkaktonte përjashtimin, të gjithë do të përjashtoheshim.

Por Ai ka paguar për mëkatet tona të së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes. Ai fshiu mëkatet e botës. Por po ruajtja e shpëtimit? A nuk duhet ruajtur me vepra ai?- do të thonin disa. Duhet ruajtur ritmi, përpjekjet, të dhënët e mjaftueshëm, vajtja e mjaftueshme në kishë, të lutesh mjaftueshëm, a çfarëdo tjetër.

Por shpëtimi nis me hirin e Perëndisë dhe me atë vazhdon. I njëjti parim që na jep shpëtimin me anë të hirit nëpërmjet besimit do të zbatohet edhe për të na mbajtur gjatë udhëtimit tonë, me anë të hirit nëpërmjet besimit. Krishti jo vetëm na shpëton, por edhe na jep hirin për të na mbajtur. Ndaj ne nuk duhet të arsyetojmë sipas ndjenjave tona ndaj Fjalës, por sipas Fjalës ndaj ndjenjave tona. Ndonjëherë mund të ndihemi se jemi të dënuar apo se Perëndia nuk mund ta falë diçka që kemi bërë. Por përfundimi është se Ai ose ka paguar, ose nuk ka paguar për mëkatet tona, dhe se nëse e pranojmë dhuratën falas të shpëtimit, më pas arsyetojmë nga pozita jonë ndaj praktikës, jo nga praktika ndaj pozitës sonë.

Unë mendoj se mund të jemi të sigurt për jetën e përjetshme, sepse është dhuratë. Natyra e jetës së përjetshme është një pyetje tjetër, sepse nëse bëhet fjalë për jetë të përjetshme e jo thjesht biologjike, ajo është jeta e re, jeta e Krishtit, që nuk ka as fillim e as fund.

Kështu, kjo jetë e përjetshme është e ngulitur në ne prej Tij, siç shprehet Jezusi mrekullueshëm te Gjoni 5:24, “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: Ai që e dëgjon fjalën Time dhe beson në Atë që më ka dërguar, ka (si pronësi e tashme) jetë të përjetshme.”

Së dyti, thotë se “…ai nuk vjen në gjyq”, dhe së treti thotë “por ka kaluar nga vdekja (nga sfera e vdekjes) në jetë.” Pra, kjo nuk është diçka që mund ta heqësh qafe, por diçka e vazhdueshme, e përjetshme, që do të thotë e pafund. Për më tepër, Dhjata e Re e thekson faktin se besimi në Krishtin është kushti i vetëm për shpëtim.

Po të ishte besimi plus veprat, kjo do të paraqiste problemin se veprat do të shkaktonin varësi, se po të mos ishin tërësisht të përsosura nuk do të mund të shpëtonim. Është ose gjithçka, ose asgjë, tërësisht unike në të gjithë botën. Vetëm Dhjata e Re mëson se lajmi i mirë, shpëtimi, mënyra për të njohur të vetmin Perëndi të vërtetë është tërësisht përmes hirit të Tij që na ka dhënë më shumë sesa meritojmë, por nën shenjën e çmimit të tmerrshëm të blerjes me gjakun e Krishtit.

Pra, duhet të interpretojmë gjithmonë vargjet e qarta, të cilat janë shumë, dhe të njohim natyrën dytësore të disa vargjeve që mund të përdorin njerëzit, në krahasim me vargjet e qarta.

Pra, vargjet e qarta na ndihmojnë të kuptojmë ato të paqarta dhe, nëse e krahasojmë Shkrimin me Shkrimin, fitojmë një ide të qartë se, nëse dikush nuk është i sigurt, si disa njerëz që njoh e që nuk janë të sigurt a janë aty ku duhet apo a kanë jetë të përjetshme, nuk bën ndonjë dëm nëse lutet me një dëshmitar që ta marrë këtë dhuratë e ta dijë me siguri. Gjoni thotë se këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se keni jetë të përjetshme.

Pra, ideja se mund ta dini me siguri me anë të besimit në Të dhe se përmes atij shkëmbimi, ju keni kaluar nga sfera e vdekjes në atë të jetës, sepse jeta e Krishtit gjendet tashmë në jetën tuaj.

Përktheu për Unebesoj.org : Brunilda Rustani