I krishteri mes urdhërit hyjnor dhe njerëzor!

0
34
Women in religious concepts Hands praying to God.Women holding the Bible May the blessings of God

Pyetja është komplekse. Brenda pyetjes tënde ka disa nocione, të cilat do duhej kohë për t’i shpjeguar. E para njëherë, një përgjigje shumë e thjeshtë. Një i krishterë duhet që t’i bindet autoritetit të qeverisë, të shtetit në të cilin banon sepse e ka urdhër. Kristologjia gjithmonë na vjen në ndihmë në raste të tilla, kur Krishti ballafaqohet me të dërguarin e Perandorisë Romake në viset e veta, pra në Palestinën e asaj kohe, në Izraelin e asaj kohe, Pilati, Ponc Pilati, ai thotë që: “Unë e di shumë mirë” -thotë- “që pushteti që ti ke mbi mua, është pushtet që të është dhënë nga Ati.” Pra, nuk e sfidon atë gjë, por pranon që ai pushtet që ka përpara është pushtet i dhënë nga Perëndia. Dhe pastaj, mbi atë shembull, të dy apostujt pararendës dhe që kanë shkruar një pjesë të madhe të Dhiatës së Re, qoftë apostulli Pal dhe qoftë apostulli Pjetër, Pali në kapitullin 13 të Romakëve, 1 deri në 7, e thotë urdhër. Thotë: “Nënshtrojuni…çdo njeri duhet t’i nënshtrohet autoritetit, sepse autoriteti” – thotë – “është aty pikërisht për të ndëshkuar të ligën, për të mbrojtur të mirën dhe për të bërë të mirën.” Të njëjtën gjë do të thotë edhe Pjetri në Letrën e Parë, kapitulli i dytë, në mos gaboj, që është e njëjta gjë. Që u thotë besimtarëve nënshtrojuni. Pra, është një urdhër në Shkrimin e Shenjtë, por nuk është urdhër i paarsyeshëm dhe nuk është një urdhër…dhe ndaj thashë pyetja është komplekse, sepse në pyetjen tënde dukej sikur me pushtet neve nënkuptojmë vetëm pjesën politike. Ndërkohë që politika është thjesht një domein i pushtetit. Pushteti është më i gjerë se aq dhe ne e dimë shumë mirë që ka edhe pushtete të tjera siç është kultura, që është një pushtet shumë i fuqishëm, që është gjuha, është një pushtet shumë i fuqishëm, që është arti, e ku di unë se çfarë, tregu, e më-the-të-thashë. Pra, dua të them që, ky miti, që me pushtet laik ne nënkuptojmë pra, menjëherë ne themi ‘Ok, këta besimtarët, ose çështjet shpirtërore janë në një pushtet shpirtëror, që janë ndryshe, dhe këtu kemi politikën dhe qeverinë që është pushtet tjetër.’ Ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që jetojmë në një botë të…ne besojmë që është e krijuar, besojmë që pushteti në këtë botë i është dhënë individit, dhe individi me atë pushtet, ndërsa ne si qenie njerëzore jemi ndërpersonalë, pra ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, dhe kështu kemi krijuar familjen, bashkësi, shoqata, shtetin dhe pikërisht në mënyrën sesi ne ndërveprojmë, përdorim pushtet. Qoftë pushtet individual, qoftë pushtet shoqëror, apo organizativ, qoftë pushtet shtetëror dhe… pra pushteti është më i gjerë se aq. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes së dytë, pra nënpyetjes që kishe direkt, unë nuk shoh asnjë problem, për aq kohë sa qeveria, shteti është, unë besoj, një dhuratë që Perëndia ia ka dhënë njeriut dhe na e ka dhënë neve. Pra, e shikojmë që në fillim, në Zanafillë, e bën këtë për të shmangur anarshinë. E bën këtë për të shmangur gjakderdhjen mes vëllezërve, pra se si duhet të ndëshkohet ai që merr jetë njeriu. Dhe pastaj e shohim se si ai zhvillohet në…pra sesi shteti, i cili ndëshkon të ligën dhe nxit të mirën zhvillohet dhe merr forma të ndryshme, dhe e kemi parë edhe në histori që shteti ka lëvizur, të gjithë studentët e drejtësisë e dinë këtë shumë mirë, sepse kanë bërë teorinë e shtetit dhe historinë e institucioneve, sesi lëviz duke ardhur në…sot për shembull në format moderne të shtetit që ne kemi sot. Pra, një-është urdhër biblik, dy-është krijesë e Perëndisë, pra Perëndia ia ka dhënë njeriut për të mirëqeverisur, por si çdo gjë tjetër me pushtetin, mundet që të  shpërdorohet nga qenie të rrëzuara siç jemi ne, dhe mundet që të përdoret, mund të kthehet në një mjet në vetvete, qëllim në vetvete.