Kisha, e patundur apo elastike?

0
18

Metaforat janë për të shprehur një të vërtetë të rëndësishme në lidhje me objektin që i referohet, por jo të gjitha aspektet kapen nga një metaforë. Shkëmbi që i referohet Jezusi për ndërtimin e kishës është ai vetë, është fjala e tij, është themeli i apostujve ku ndërtohet kisha, si një shtëpi frymërore, si një shtëpi me gurë të gjallë. Kjo është figurë biblike, gurë të gjallë, nënkupton fleksibilitet ndërkohë që ka një forcë të brendshme të pathyeshme kisha. Mendoj se kur thonë për një kishë fleksibël në këtë situatë, e kanë fjalën që  vërtet ne nuk mund të mblidhemi pa rrezikuar njëri-tjetrin në takimet tona dhe do të thotë që duhet të gjejmë një formë tjetër si mblidhemi dhe si ushtrojmë aktivitetin tonë adhurues ndaj Perëndisë, dhe në këtë mënyrë ne duhet të jemi gjithmonë fleksibël, sepse ne në fakt si kishë, nuk është se e kemi si qëllim në vetvete ritualin, një ritual të caktuar, po qe se ne nuk mblidhemi të dielën, ne nuk jemi kishë, nuk është ky fakti më i rëndësishëm për kishën. Perëndia kërkon adhurues në frymë dhe në të vërtetë, dhe është e mahnitshme që në kohën tonë, pikërisht pra, në këtë kohë të pandemisë ne mund të takohemi në Zoom, mund të takohemi me anë të internetit, që nuk është njësoj, por është një mënyrë shumë intensive takimi në krahasim me të shkruarin e një letre, apo të luturit për njëri-tjetrin, që është gjithashtu themelore. Pra, ne jemi fleksibël. Pse? Sepse ne adhurojmë Perëndinë që është shpirt. Dhe ndryshe nga disa tradita të tjera, ne ungjillorët, nuk jemi të kufizuar me një ritual të fosilizuar nga historia, të fosilizuar nga tradita. Ne jemi më fleksibël, për të riinterpretuar situatën sipas vullnetit të Perëndisë në kontekstin ku ne jemi. Pra, në përgjithësi, duke përfshirë edhe katolikët, edhe ortodoksët, unë besoj që edhe ata mund të jenë fleksibël, por ne si ungjillorë mund të na shumëzosh më dhjetë për të qenë më fleksibël, për shkak se tradita nuk është gjëja kryesore që përkufizon natyrën e veprimtarisë sonë adhuruese ndaj Perëndisë.