I krishteri dhe “Cezari”?

0
28
Cross with bible and candle on a old oak wooden table. Beautiful gold background. Religion concept.

Konteksti që përmendi edhe Toni është kontekst izraelit. Izraelitët nuk donin të njihnin pushtet tjetër përveç pushtetit të Perëndisë. Pra, izraelitët kishin një koncept për organizimin e tyre shtetëor teokratik. Dakort? Dhe Jezusi dukshëm prezanton një koncept tjetër për pushtetin në këtë botë. Nuk pranon domosdoshmërisht që të sundojnë vetëm ata që kanë një mendim të caktuar për Perëndinë. Por edhe Cezari që është jobesimtar, duke qenë autoriteti shtetëror, Jezusi e afirmon si pushtet pavarësisht se kisha gjithashtu ka një organizim shtetëror ku Perëndia është mbreti. Pra, Jezusi na prezanton me një ide të jetës këtu në tokë deri në kthimin e tij, që nuk është teokratike. Por pranon ndërveprimin me njerëz të tjerë që nuk janë besimtarë dhe madje jeton në të njëjtën hapësirë shoqërore dhe shtetërore me njerëz që nuk janë besimtarë duke mos iu kërkuar besimtarëve që të jenë sundimtarët teokratikë. Jo që të mos jenë të përfshirë në qeveri dhe në shtet. Por të mos jetë ligji i shtetit, të mos jetë ligji i Biblës në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Pra, Jezusi prezanton një situatë ku ne do të jetojmë deri në ardhjen e tij në bashkëveprim me të tjerët që nuk janë besimtarë. Ndryshe nga hebrenjtë që kërkonin sundimin teokratik të Perëndisë, që ne e dimë që do të vijë kur të vijë Jezusi si mbret mbi gjithë botën.

Ne të krishterët besojmë që shteti nuk ka nevojë të jetë fetar. Më kupton? Sepse ka fe të ndryshme, kemi mendime të ndryshme, por shteti është për funksionin bazë të jetës me nxitjen, apo me mbrojtjen e së mirës, dhe me dënimin e së keqes, përgjithësisht të kuptuara në përputhje me vullnetin e Perëndisë. Por jo në lidhje me fenë.