A të çojnë të gjitha fetë tek Zoti?

0
3

Është pyetje tipike për realitetin shqiptar, po mbase edhe për më gjerë. Edhe ka qenë një pyetje në mendjen time  Gjithmonë me këto ngjarjet e fundit që e kanë tronditur botën me akte terroriste,  edhe tani me koronavirusin nëse e ke vënë re mbas çdo tronditjeje është fushata “Pray”, “pray for…këtë”, “Pray for…atë” edhe pyetja ime është kujt i luten gjithë këta njerëz që luten për Italinë. Pra, edhe e dukshme është që mund të mendojmë që pas një fushate të tillë fshihet një kuptim i ngjashëm me këtë që po thua ti, që s’ka rëndësi kush lutet, as kujt i lutet, rëndësi ka që lutesh. Unë e kuptoj edhe kur njerëzit duan të jenë thjesht solidarë edhe është bërë trend të jemi “Pray” dhe unë nuk besoj që njerëzit luten kur shkruajnë në Facebook po lutem, por thjesht e fshehin mendimin që s’ka rëndësi kujt i lutesh. Në fakt, as nuk ka rëndësi kujt t’i besosh, për shumë njerëz. Rëndësi ka të besosh, por s’ka rëndësi kujt t’i besosh.   Sigurisht krishtërimi e përjashton këtë. Ne besojmë që objekti i besimit është i rëndësishëm më shumë edhe sesa besimi. Më kujtohet kur Jezusi qortoi dishepujt e vet edhe u thotë: “Po të kishit besim sa një kokërr sinapi, do i thonit këtij mali “lëviz” dhe mali do të lëvizte. Në fakt, t’i thuash dikujt ‘po të kesh besim sa një kokërr sinapi’ është t’i thuash po të kesh besim, se o ke sa një kokërr sinapi, o s’ke fare. Por ajo kokrra e sinapit e vendosur në Jezusin, në objektin e besimit, i bën gjërat të lëvizin. Prandaj, unë nuk besoj që besimi si një ushtrim psikologjik  , ose si një praktikë shpirtërore bën punë. Objekti i besimit është gjithmonë ai që pritet të bëjë punën. Besimi është ai që na lidh me objektin, por objekti i besimit do ta bëjë punën, ose s’do ta bëjë. Pra ka shumë rëndësi kujt i lutemi.  Është mirë për ta dëgjuar, është mirë për të qenë bashkë, por punë bën objekti i besimit.