A janë fetë rrugë të ndryshme për tek i njëjti Zot?

0
13

Këndvështrimi im është në fakt që e kundërta është e vërtetë. Fetë ndryshojnë në thelb më shumë sesa në praktikat e tyre. Ne e kemi pak a shumë të gjitha fetë thërrasin njerëzit të luten, u thërrasin të agjërojnë, i thërrasin në praktika shpirtërore shumë të ngjashme. Ndoshta po të shohësh judaizmin dhe islamin sot është pak…në përkushtimin që kanë për pastërtinë fizike, pra për theksin që i japin kësaj gjëje. Në fakt të mendosh që është e njëjta gjë për kuptimin e…

-As nuk hanë mish derri.

-Po, pra edhe për ndalesat që kanë, edhe për rrethprerjen. Domethënë kanë praktika shumë të ngjashme. Ama dallimi i tyre i madh është në thelb, pra në atë që kuptojnë në lidhje me kush është Perëndia, edhe si duhet t’i qasemi, si duhet të reagojmë ndaj këtij Perëndie, siç na është prezantuar. Pra nuk është më shumë në …ndoshta janë aq të ngjashme praktikat, prandaj ne themi atë që thamë më sipër, s’ka rëndësi, rëndësi ka të lutesh. Sepse lutja është e çmuar, si në të gjitha fetë, edhe njerëzit për të qenë solidarë me njëri-tjetrin thonë ‘ti lutju tëndit, unë i lutem timit. Ti lutu ulur, unë po lutem më këmbë, edhe s’ka rëndësi’. Në fakt ne jemi…praktikat janë të ngjashme, por kemi ndryshime në thelb të feve. Kuptimi im është që një…për shembull, Jezusi i vdekur do t’i zhbënte shumë fe. Pra nuk mund të themi që, praktikat ne mund t’i kemi njësoj, unë mund të lutem, unë se kam asnjë problem të lutem në gjunjë edhe përmbys, edhe ka raste kur e kam bërë. Pra, po të më kishin bërë një fotografi në atë moment do mendonin që unë jam një mysliman i devotshëm. Ama, kujt i jam ulur në gjunjë, edhe për kë e kam vënë fytyrën përmbys, është ndryshim i madh. Ne nuk na lënë fetë të kemi këtë lloj pluralizmi. Për shembull, kur flasim për tolerancën në Shqipëri mua më duket gati një fe e re. Shesim mend, e marketojmë shumë edhe është mirë ta marketojmë Shqipërinë në çdo lloj kuptimi, por ne duhet të bëjmë diferencën, me termat mbase, kur themi harmoni fetare ne duhet të themi harmoni fetarësh. Fetë është e vështirë t’i pajtosh. Fetarët, ne njerëzit, duhet të pajtohemi me njëri-tjetrin duke patur fe të ndryshme. Dhe nuk duhet të zbresim, ose të presim të harmonizojmë fetë tona, besimet tona që të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Ne mund të shkojmë mirë me njëri-tjetrin duke patur kuptime të ndryshme për Perëndinë në thelb. Pra, edhe mendoj që krishtërimi e ka thirrje brenda t’i duam, e jo vetëm ata që mendojnë ndryshe, por edhe armiqtë. Pra nuk ka nevojë të pajtohemi në kuptimet tona fetare për të qenë të pajtuar me njëri-tjetrin.