Ku ndryshon feja nga filozofia?

0
2

Unë do të thoja më së pari që filozofia, në mënyrën më të thjeshtë do ishte të menduarit për mendimin. Të menduarit pak a shumë sistematik për natyrën e realitetit. Kështu që kur mendon, kur e kupton filozofinë si një aktivitet mendor nuk ke se si e ndan nga ai përkufizimi që e thashë më përpara që feja është ajo që bën njeriu, sipas mendimit që ka për Perëndinë. Pra, feja e përfshin një formë të menduari dhe përfshin diku filozofinë. Por tani duhet t’i ndajmë. Feja nuk është vetëm të menduarit, feja është edhe të bërit, feja është edhe të përgjigjurit ndaj perceptimeve, kuptimeve të realitetit. Pra, feja ka një dimension përjetimi që nuk është çështje kryesore për filozofinë. Çështja kryesore për filozofinë është të kuptuarit teorik të realitetit dhe filozofia si nji praktikë apo si një aktivitet është pjesë e shumë aktiviteteve shoqërore, shumë shkencave, duke përfshirë edhe fenë. Por si një disiplinë më vete filozofia pra, merret me çështjet teorike të kuptimit të realitetit. Në këtë kuptim do ishte ndryshe. Pra,  qëllimi i filozofëve nuk është që të krijojë një mënyrë të caktuar jetese apo një rrymë të caktuar komunitare. Filozofia merret me analizën e çështjeve që mund të përfshihet në komunitete të ndryshme fetare, domethënë është një aktivitet i hapur për shumë disiplina dhe shkenca, dhe në vetvete pra është pa këto qëllime që ka feja për të konsoliduar përgjigjet e njerëzve në lidhje me kuptimin për të vërtetën.