A nuk është feja thjesht një krijim i njerëzimit?

0
162

Zoti ka vendosur një ndërgjegjësim për ekzistencën e tij tek secili nga ne. Nuk është besimi, por mosbesimi ai që është një krijim i njerëzimit.

Disa kanë pohuar se feja nuk është gjë tjetër vec opium për masën – dicka që njerëzit e kanë sajuar për t’iu shmangur gurëve dhe shigjetave të fatit të egër. Megjithese një sygjerim i tille ka fituar përhapje të gjerë në botën moderne, ka disa vështirësi. Së pari, nevoja universale e njeriut për “dicka më shumë” mbështet egzistencën e Zotit.

Si një ateist i kthyer në një të Krishterë autori C.S. Luis ka shkruar, “Nëse gjej në veten time një dëshire e cila nuk do të kënaqet nga ndonjë përjetim në këtë botë, shpjegimi më i mundshëm është që unë jam bërë për një botë tjetër.”

Megjithatë mesa duket ne të gjithë kemi të trashëguar ndërgjegjen për dicka më të lartë se ne, ne gjithashtu dimë që Zoti kërcënon autonominë tonë. Ne ndoshta nuk mund të pëlqejmë idenë që dikush të ushtrojë autoritet absolut mbi ne, ndoshta sepse ne kemi perjetuar abuzime nga autoritetet në jetët tona.

Por Zoti i Biblës është plotësisht i denjë për besimin tonë. Ai është plotësisht i dashur dhe i mirë, dhe ai nuk do të abuzonte me autoritetin e tij mbi ne. Të vendosurit e besimit tonë mbi Atë është në këtë mënyrë gjëja më e natyrshme në botë.

Konsidero këtë:

  • A ke pasur ndonjëherë ndonjë ëndërr kaq të mrekullueshme sa nuk do të doje të zgjoheshe prej saj, edhe kur e kuptove që ishte “thjesht një endërr”?
  • A nuk do të prisnim ne që Zoti të na kishte krijuar me një dëshirë të lindur për një marëdhënie me të?

Vepro:

Lexo nga Bazat e krishtërimit të i C.S. Luis. Mbaj shënim frazat që të sfidojnë, gjithashtu dhe pyetjet që të dalin gjatë leximit.

 

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal:http://www.exploregod.com/top-50-questions/isn-t-religion-just-a-human-creation