A ka një Zot?

0
76

“Pamundësia në të cilën e gjej veten që të provoj se Zoti nuk ekziston, më zbulon ekzistencën e tij tek unë.”- Voltaire

Për disa, ekzistenca e Zotit është e dukshme po aq sa dhe hunda e tyre në fytyrë. Për disa të tjerë, duket stërmundimisht e pakapshme. Për akoma të tjerë, ekzistenca e Zotit është e pamundur. Epo, ne smund të kemi të gjithë të drejtë. Pra cila është e saktë?

Nga njëra anë, nëse ka një Zot, kjo na jep ne kuptim dhe shpresë. Nga ana tjetër do të thotë që ne i detyrohemi moralisht dikujt më të lartë se vetja jonë.

Ne tashmë kemi një anësi nëse jemi pro ose kundër Zotit: Ndoshta ti ke shpresë se ka një qëllim mbrapa vuajtjes tënde; ti do që të ketë një arsye pas gjithë kësaj. Ose ndoshta thjesht do të mendosh që vetëm njëherë jeton – pra jetoje tani sido që të vijë.

Problemi, patjetër, është se të gjithë ne duhet të pranojmë që është e pamundur të provojmë ose të hedhim poshtë egzistencën e Zotit. Në fakt, e vetmja gjë që ne mund të bëjmë është të identifikojmë provat pro ose kundër një pikëpamje të caktuar. Ndërkohë ka disa gjëra që të gjithë i përjetojmë – bukurinë, moralitetin dhe dëshirat të cilat mesa duket tregojnë ekzistencën e dickaje më të madhe se jetët tona të vogla.

Ne jemi krijesa të komplikuara në një botë komplekse, duke u munduar me të njëjtat pyetje themelore. Në fund, secili nga ne duhet të marrë të dhënat e gjendshme, ti filtrojë, dhe të marrë një vendim të informuar. A ka një Zot, apo nuk ka?

Konsidero këtë:

  • Cila është pengesa më e madhe që has në kushtet kur vjen puna që të mbërthesh idenë e egzistencës së Zotit? Pse?
  • Cfarë rrjedhojash do të kishte për ty personalisht egzistenca e Zotit?

Emërto si ato pozitive dhe negative.

Vepro:

Kërko zemrën tënde dhe me sinqeritet kategorizo veten tënde si një që do apo nuk do që të ketë një Zot.

 

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal: http://www.exploregod.com/top-50-questions/is-there-a-god