A është Bibla bashkëkohore sot?

0
56

Bibla është libri më i zhbiruar i të gjitha kohërave dhe sërish njerëzit e kanë përdorur si një manual për jetën më shumë se cdo libër tjetër në histori.

Ne jetojmë në një botë ku më e fundit është e mirë, e reja është e bukur, dhe e vjetra hidhet tutje. Por diku thellë brenda nesh, ne na preken telat e zemrës kur shikojmë një ndërtesë të vjetër të rrëzohet përtokë për të bërë në vënd të saj një strukturë moderne prej xhami. Projektimi dhe karakteri estetik, shpesh të përdorura ndër shekuj, janë zhdukur. Kultura jonë është e diktuar nga preferencat sipërfaqësore, vlera të kulturës së famës që veniten me kalimin e kohërave.

Pa mendo për këtë: Kë do të doje që adoleshenti yt të pyeste për këshillë rreth kolegjit, karrierës, ose seksit, miqtë, kozmosin, apo ty?

Zemra jonë kërkon për qëndrueshmëri, për fjalë të mencura që i kanë qëndruar provave të kohës.

Bibla – si gjithë literatura klasike – i ka rezistuar kohës. Është libri më i zhbiruar, më i debatueshëm i të gjitha kohërave, por sërish njerëzit e kanë përdorur si manual për jetën më shumë se cdo libër tjetër në histori.

Bibla i mëson lexuesit e saj të jetojnë besnikërisht e me dashuri për dikë tjetër, bujari, dhe vetë sakrifikim. Njësoj si puna e literaturës klasike që u flet brezava të ndryshëm për të vërtetat universale të njerëzimit të cilin vëzhgojnë, Bibla është po aq bashkëkohore për njerëzimin sot.

Konsidero këtë:

  • Nga kush apo cfarë i merr ti këshillat?
  • Pse e mban atë këshillë si të besueshme?

Vepro:

Lexo disa kapituj të një libri (ndodhen 66 libra aty) në Bibël. Identifiko një temë ose cështje me interes për ty që do të gjesh aty. 

 

Përktheu: Albano Aliaj, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal:http://www.exploregod.com/top-50-questions/is-the-bible-relevant-today