A ka jeta një qëllim?

0
114

Që jetët tona të kenë një qëllim të vërtetë, ne duhet të shkojmë tek një burim i cili është edhe personal edhe i tejpërsojetshëm.

Ne të gjithë bëjmë plane për cdo ditë. Disa plane janë afat shkurtër, si planifikimi për të shkuar në punë ose për të bërë një list ushqimesh që duhet të blesh. Disa të tjera janë afat gjata, të vendosësh cfarë karriere do ndjekësh ose me kë do të martohesh. Bërja e planeve është një nga gjërat që na bën ne njerëzve unikë. Ne nuk funksionojmë thjesht sipas instikteve të kafshëve ose ligjeve mekanike të natyrës. Ne vendosim objektiva dhe punojmë për t’i arritur ato.

Por ndodh që ne shikojmë për një qëllim më të madh- një që shkon përtej nivelit të preferencave personale ose një opinoni të thjeshtë. Planet tona individuale mund të shkojnë dhe vijnë, por ne duam të dimë që vetë jeta ka një qëllim dhe që është drejtuar për diku ku ka kuptim të vazhdojë. Me fjalë të tjera në dëshirojmë një qëllim më të lartë.

Krishtërimi na mëson se jeta në të vërtetë ka një qëllim. Në kuptimin e krishterë Zoti krijoi universin dhe cdo gjë në të me qëllim për t’i demostruar lavdinë dhe dashurinë krijimit të tij. Ne si njerëz jemi kulminacioni i krijimit të Zotit, dhe Ai na ka dhënë përgjegjësinë për të reflektuar lavdinë e tij në botë. Ky është qëllimi yne përfundimtar – i vetmi i cili i jep kuptim thelbësor secilit në jetët tona.

Konsidero këtë:

  • Cfarë mendon se do t’i jepte kutpim thelbësor jetës tënde? Cfarë veprimesh ose arritjesh?
  • Nëse nuk do të kishte një qëllim më të lartë se thjesht vetë aktuaizimi dhe arritjet, a do të kënaqte kjo? Cfarë do të ishte më përmbushëse?

Vepro:

Reflekto për kohët e jetës tënde kur je ndjerë më shumë i lumtur, kur një ndjenjë gëzimi ose kënaqësie- ishte qartësisht me ty për disa javë dhe nuk u shua pas ca ditësh. Cfarë e karakterizonte atë periudhë për ty?

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal:http://www.exploregod.com/top-50-questions/does-life-have-a-purpose