
Ka disa dimensione, Nuk mjafton të thuash që Perëndia është nji. Pse? Sepse edhe Djalli e di që Perëndia është nji, por nuk është i shpëtuar. Kjo ka të bëjë me mënyrën sesi i referohesh këtij Perëndie, në kuptimin e besimit ndaj tij, por ka të bëjë edhe me mënyrën se si e kupton Perëndia nji. Ne kemi një ngjashmëri me judenjtë, kemi edhe një ngjashmëri me myslimanët në theksimin e Perëndisë, i pangjashëm me gjithçka tjetër, në kuptimin që nuk ka Perëndi të tjera, është nji. Por ne besojmë që Perëndia e zbuloi veten e tij, pra, ne nuk besojmë që me mendjen tonë duke menduar mirë ne e gjejmë se si është Perëndia. Perëndia është, si me thënë, unë nuk e di se ça ke në mendje ti. Sikur ti të ishe i padukshëm, për shembull, unë s’do e kisha idenë që ti ekziston. Që të më tregosh se çfarë ke në mendje ti duhet të më flasësh. Dhe ne besojmë që Perëndia i ka folur njeriut, ne themi në mënyrë progresive. Domethënë i ka treguar një herë Moisiut ‘Unë jam Unë jami!’. Perëndia është nji. Ishte shumë e qartë. Por në nji periudhë të caktuar Jezusi shfaqet në tokë, Jezusi bën mrekulli, Jezusi iu thotë njerëzve: “Unë edhe Ati jemi nji.”, u thotë këtyre, hebrenjve që besonin, pastaj Jezusi vdes në kryq dhe Jezusi ringjallet. Dhe i takon përsëri këta hebrenjtë, të cilëve u kishte thënë: “Unë edhe Ati jemi nji.”, ata e prekin me dorë edhe janë të sigurtë që ai u ringjall sepse janë ata që e kanë vënë në varr, dhe ata tani gjenden përpara një realiteti shumë të vështirë, nji njeri i vdekur, është i gjallë, që do të thotë nëse ka Perëndi ai Perëndia e ka aprovuar këtë njeri. Nëse Perëndia e ka aprovuar këtë njeri si njeri të besueshëm, atëhere unë do ia dëgjoj fjalët këtij se ky është i aprovuar nga Perëndia. Dhe ky më thotë mu: “Unë edhe Ati jemi nji.”. Cili është konkluzioni që arrijmë këtu? Ça të them unë tashti? Perëndia është nji, po u futka edhe ky…zbulesa e Trinisë është një zbulesë nga Perëndia, nuk është një marrje me mend nga të krishterët. Është një zbulesë nga Perëndia e aprovuar nga ai dhe ne të krishterët që ndjekim Jezusin e aprovuar nga Perëndia jemi të detyruar ta kuptojmë Perëndinë në këtë mënyrë. Dhe kjo është e pamundur për kuptimin e myslimanëve. Pra, këtu ndryshon rrënjësisht kuptimi i myslimanëve për Perëndinë.
-Por edhe të thuash a është ati i Jezusit Zoti i Muhamedit, do të thotë a e njeh Muhamedi Atin e Jezusit? Pra, a e njeh? Jezusi thotë, jo, nuk e njeh Muhamedi Atin e Jezusit sepse ai thotë: “Kushdo që njeh Birin, njeh Atin.” Pra nuk mund të njohësh Atin, thotë Jezusi, pa e njohur Birin. Në fakt Muhamedi e ka thënë vetë që nuk e njeh Jezusin si Birin e Perëndisë. Domethënë e përjashtojnë mundësinë edhe ne nuk na lë të themi që Ati i Jezusit është Zoti i Muhamedit sepse i bie që të mos mund ta njohi Atin pa njohur Birin.












