Si triumfon Perëndia mbi të keqen nëse ekziston ferri?

0
19

Vdekja nuk është ashtu siç e kuptojmë ne njerëzit, një çështje biologjike, është një ndarje Mungesa e Perëndisë është vdekja. Kështu që, është sikur kur ti je me temperaturë, është mungesa e shëndetit. Pra, ajo djegia në zjarrin e Ferrit është realiteti i mungesës së Perëndisë. Ti ke zgjedhur të shkosh kundër Perëndisë, pra ti i ke thënë Perëndisë ‘Largohu nga jeta ime! Unë dua të jetoj sikur ti nuk ekziston.’ Atëhere ky është rezultati. Temperatura e mungesës së shëndetit dhe zjarri i djegies së Ferrit është ekzaktësisht ajo që ndodh kur Perëndia nuk ekziston. Është mungesë e jetës.
Pra nuk është një gjë aktive një vuajtje apo një kamzhik. Është një zgjedhje e vuajtjes që njeriu ka kur nuk është ashtu siç u krijua për të qenë, i lidhur me Perëndinë. Dhe fitorja e Perëndisë në fakt është krejt tjetër. Nuk është shumë e vështirë, nuk është fare e vështirë për Perëndinë, është si me thënë, shah me zbulim. Më kupton? Ata tashmë e kanë zgjedhur të mos jenë me Perëndinë. Mosqenia e Perëndisë me ta është vdekja e tyre, domethënë është gjëja më e lehtë për Perëndinë për ta asgjësuar të keqen. Është thjesht largimi i pranisë së Tij. Ai do të fitojë mbi mëkatin. Në fakt, arsyeja përse të këqinjtë akoma ekzistojnë, është hiri i Perëndisë. Ata marrin frymë për shkak të pranisë së Perëndisë. Ata ekzistojnë për shkak se Perëndia akoma po i mban ata të gjallë që ata të kthehen tek Ai. Fitorja e vërtetë e Perëndisë nuk është asgjësimi i së keqes. Ajo është e lehtë. Fitorja e vërtetë e Perëndisë është thirrja, afrimi i armiqve të tij, bërja e armiqve të tij fëmijë të tij. Më kupton? Kjo është fitorja. Domethënë, ata që ishin kundër tij, ata që e urrenin atë, kur shohin sa i mirë është, kur shohin dashurinë e tij në kryq kthehen tek Ai. Dhe kjo fitore nuk është një fitore me dhunë, kjo është një fitore e dashurisë. Më kupton? Kjo është fitorja e Perëndisë, nuk është fitore e mundjes së të keqes. Ajo është siç e thashë, gjë e lehtë. E vështirë është të tërheqësh tek vetja armikun tënd. Më kupton? Atë që ka kthyer kurrizin. Atë mosmirënjohësin siç jemi secili prej nesh. Dhe të bësh nga dashuria jote që ai të vijë tek ti, të përkulet përpara teje dhe të të adhurojë ty. Ajo është fitore që ai nuk e realizon me dhunë, por e realizon me dashuri. Ky është Perëndia. Kjo është gjëja më e mahnitshme në lidhje me Perëndinë.