Çfarë është Triniteti?

0
241

Si tre entitete të ndryshme me një esencë të përbashkët, Triniteti shfaq natyrën marrëdhënësore të Zotit të Biblës.

Kur S. Patriku udhëtoi për në Irlandë për të shpërndarë mesazhin e një Zoti të vërtetë e të vetëm, ai takoi një shoqëri politeiste. Mbi të ra barra  për të shpjeguar tjetërsinë dhe misterin e Trinitetit. Zoti për të cilin S.Patrik po fliste nuk mund të përmblidhej njësh me “të gjithë Zotat e tjerë”

Nuk është cudi që koncepti i Trinitetit mund të shkaktojë kaq shume konfuzion. Duket kontradiktore që Zoti mund të jetë edhe përjashtues (“Ti nuk do të kesh perëndi të tjera përvec meje”) edhe përfshirës (Atë, Bir, dhe Frymë e Shenjtë). S Patriku e ilustroi këtë koncept në dy mënyra të cilat Irlandezët mund ti kuptonin lehtësisht. Në punët e tyre artistike, ai u vuri ne dukje nyjën Kelte, të njohur si “triquetra” ose nyja tërfil. Në të, një fije lëviz lirshëm ndërmjet tre pikave të gërshetuara ose lakeve  pa ndërprerje ose tegel. Ai gjithashtu i referohet tërfilit, në të cilin tri gjethe dukshëm të ndryshme veshin një kërcell të vetëm.

Të dy shembujt tregojnë prezencën e tre entiteteve të dallueshme në një. Me gjethet e tërfilit në vecanti, ato kanë një marëdhënie, ndajnë të njëjtën jetë. Është e njëjta me Trinitetin: tre persona në marëdhënie: një jetë, një esencë, një Zot.

Konsidero këtë:

  1. Pse do të zgjidhte Zoti të shfaqte veten si tre persona në një? Cfarë komunikon kjo në lidhje me kush është Ai?
  2. Cfarë do të thotë për ty që Zoti është në një “marëdhënie”? Si të ndikon koncepti i një Zoti marrëdhënësor?   

Vepro:

Jep tri arsye pse Zoti mund të ketë zgjedhur për të shfaqur veten e tij në tre persona. Megjithëse “Triniteti” nuk është përmendur në Bibël, aty ka shume vende ku përshkruhen secili më vete, Ati, Biri, Fryma e Shenjtë. Familiarizohu më këto pasazhe për të kuptuar më shumë sesi e ka shfaqur Zoti veten Tij.

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal: http://www.exploregod.com/top-50-questions/what-is-the-trinity