A është e besueshme Dhiata e Re?

0
3
Spirituality and religion, Hands folded in prayer on a Holy Bible in church concept for faith.

A është Dhiata e Re që kemi sot e njëjtë më origjinalin që u shkrua 200 vite më parë, apo origjinali ka humbur pa shpresë? Mbi të gjitha, as edhe një nga dorëshkrimet origjinale nuk ekziston akoma. Kritiku i Dhiatës së Re Bart Ehrman pyet se çfarë të mire ka të thuash se shkrimet origjinale të Dhiatës së Re janë të frymëzuar [nga Zoti]? Ne nuk i kemi dorëshkrimet origjinale. Në kemi vetëm kopje të shkruara me gabime dhe shumica dërrmuese e tyre janë me shekuj të largëta nga origjinalet dhe dukshëm të ndryshme nga to në mijëra mënyra. Ka më shumë variante të ndryshme të dorëshkrimeve tona, se sa ka fjalë në Dhjatën e Re.

Nëse nuk mund t’a besojmë Dhiatën e Re, atëherë nuk mund të besojmë atë që mendojmë se dimë për Jezusin e Nazaretit. Dhe nuk ekziston ajo që njihet si krishterimi i mirëfilltë dhe i vërtetë.

Le t’a shohim këtë gjë më nga afër. Dhiata e Re dhe gjithë shkrimet e rëndësishme nga bota antike janë rindërtuar në formën e tyre origjinale duke krahasuar kopje të mbijetuara dorëshkrimesh. Për të përcaktuar besueshmërinë e këtyre rindërtimeve, historianët bëjnë tre pyetje: Sa kopje ekzistojnë? Sa e madhe është hapësira kohore midis kohës kur është shkruar origjinali dhe kohës kur është bërë kopja më e hershme që ka mbijetuar? Si dhe sa të rëndësishme janë diferencat midis kopjeve? Ekspertët kanë më tepër besim në rindërtimin e tekstit origjinal kur ka shumë kopje me të cilat mund të punosh, kur hapësira kohore është e shkurtër dhe kur diferencat janë pothuajse të parëndësishme. Historianët kanë besim se kanë rindërtuar punët origjinale të Platonit dhe Homerit me një nivel të lartë saktësie.

Le t’i krahasojmë, atëherë, këto punë me Dhiatën e Re. Kemi 219 kopje të Platonit, 2,300 kopje të Homerit, por kur vjen puna për Dhiatën e Re ne kemi një sasi mbresëlënëse prej 5,700 kopjesh dorëshkrimesh vetëm në gjuhën greke të vjetër. Në krahasim me autorin mesatar grek, kopjet e Dhiatës së Re janë mbi një mijë herë më të bollshme. Nëse mesatarja e trashësisë së një dorëshkrimi do të ishte 2.5 inç [6.35 cm], atëherë, po të vendoseshin njëra mbi tjetrën, të gjitha kopjet e punëve të një autori mesatar grek do të arrinin një lartësi prej 4 këmbë [1.2 metra], ndërsa kopjet e Dhiatës së Re do të arrinin një lartësi më të madhe se sa 1 milje [1.6 kilometra]. Në të vërtetë, një bollëk kaq i madh, shkakton siklet.

Por, sa është koha që ka kaluar nga dorëshkrimet origjinale tek dorëshkrimet më të hershme që kanë mbijetuar. 1300 vite kanë kaluar që nga koha kur kopja e parë e mbijetuar e shkrimeve të Platonit është zbuluar; dhe vetëm 400 vite për Homerin. Po për Dhiatën e Re? Vetëm 35 vite. Në botën e shkrimeve antike, kjo hapësirë është sa një përpëlitje e syve. Bollëku i materialeve që janë të disponueshme për të përcaktuar radhitjen e fjalëve të origjinalit në Dhiatën e Vjetër është absolutisht mahnitës. Por, këto dorëshkrime nuk janë identike. Ato përmbajnë përafërsisht 400,000 dallime. Dukshëm, pyetja është: sa të rëndësishme janë këto dallime? Shumica prej tyre janë dallime në drejtshkrim, të cilat rregullohen lehtësisht. Më tej, zbulojmë diferenca të vogla si përdorimi i një sinonimi ose një nyje të caktuar me një emër të duhur. Këto nuk kanë asnjë ndikim në përkthim. Ekzistojnë dhe gabime, për të cilat studiuesit kanë përcaktuar se nuk kanë qenë pjesë e tekstit origjinal. Kjo do të thotë se më pak se 1% e të gjitha varianteve kanë ndonjë domethënie reale për kuptimin e tekstit origjinal. Dhe asnjë prej tyre, as edhe një, ka ndikim mbi ndonjë doktrinë themelore të besimit të krishterë.

Për më tepër – dhe ekzistojnë shumë shkrime – ku drejtuesit e hershëm të kishës kanë cituar Dhiatën e Re më shumë se sa një milion herë . Kaq gjithëpërfshirëse janë këto citime sa sikur edhe të gjithë burimet e tjerë për njohuritë tona mbi tekstin e Dhiatës së Re të ishin të shkatërruara, ato do të ishin të mjaftueshme për të rindërtuar, praktikisht, të gjithë Dhiatën e Vjetër. Ky bollëk kaq i madh i dorëshkrimeve të hershme dhe të sakta, i kombinuar me citimet nga këto dorëshkrime, e bëjnë rindërtimin e tekstit të Dhiatës së Re në greqishten e vjetër virtualisht të sigurtë. Librat e Dhiatës së Re që ti lexon sot janë të njëjtën me shkrimet origjinale të shkruara rreth 2,000 vite më parë.

Përktheu: Evis Plaku