Zoti nuk i urren të gjitha varësit

0
62

 

Ka një varësi që Perëndia nuk e dekurajon në jetën e krishterë. Madje, Ai nuk do ishte i kënaqur me ne nëse nuk do të ishim mjaftueshëm “addicted”.

Mund të ketë rrezik që një i krishterë të bëhet i varur nga aktivitete të krishtera, por nuk është kjo ajo që Zoti do të donte.

Varësia e vetme që inkurajon Perëndia te një i krishterë është varësia ndaj Frymës së Shenjtë.

Ai që ka pirë nga ai burim me siguri do shkaktojë etje që ai të vij përsëri për të pirë.

“Kush shijon varësinë nga Perëndia, jo vetëm që kënaqet, por i jep etje për më shumë”- thoshte Tozer.

Nga Predikimi në Mal mësojmë “Lumë skamsit në Frymë, sepse e tyre është Mbretëria e Qiejve”

Lumë ata që nuk ndihen se kanë mjaftueshëm nga Fryma e tij sepse ata do të marrin.

Nuk qënka vullneti i më të lartit Perëndi që të ngopemi për të mos pasur më nevojë për Të.
 Vullneti i tij është që ta shijojmë që të mbetemi më të uritur.

“Mos paç asnjëherë mjaft (shpirtërisht)!” do të ishte urim me vend.

Ndjesia se kemi aq sa s’kemi më nevojë është e genjeshtërt, sepse në të vertetë po të kemi do të duam edhe më shumë prej Tij.

Në të vërtetë kur s’kemi mjaft prej Frymës së tij, kemi një vetëdije të gabuar se na mjafton. Dhe kur jemi vërtetë të varur në Frymën e Tij, ndihemi që s’na mjafton. Kjo është strategjia e Perëndisë që të qëndrojmë “addicted” ndaj drejtimit të Tij.

Si je ti sot?

A ke me bollëk apo s’ke mjaft?

Lumë s’kamësit në Frymë sepse ata do të kenë.

Të pasurit më shumë prej Tij fillon me pranimin që nuk ke mjaft.

 

Nga Kaon Serjani