Si mund të vdesë i përjetshmi?

0
2

Nevoja e kuptimit të dy natyrave të Jezusit është e rëndësishme. Jezusi është i përjetshëm në natyrën e vet hyjnore, në personin e dytë të Trinisë, si personi i dytë i trinisë. Fjala ishte gjithmonë me Perëndinë. Fjala ishte Perëndi. Më kupton? Me këtë fillon Gjoni kur na shpjegon Ungjillin. Dhe nëse e kuptojmë që Fjala u bë mish, domethënë Fjala mori edhe natyrën njerëzore, Fjala që është hyjni mori edhe njeriun, në këtë dimension të personit të dytë të Trinisë që ka një natyrë njerëzore, kjo bën të mundur vdekjen. Pra, vdekja në fakt, mënyra se si e kuptojmë ne shqiptarët, desha të them ne njerëzit në përgjithësi, ne e kuptojmë vdekjen si asgjësim. E kupton? Ne e kuptojmë vdekjen sikur, kur vdes një njeri domethënë ai u shkri, u asgjësua, nuk ka mbetur asgjë tjetër. Harrojmë që ka një dimension të padukshëm. Shpirti nuk asgjësohet, më kupton?! Por ne nuk e shohim, dhe ngaqë nuk e shohim, ne themi që mbaroi, vdiq. Kështu që, mënyra sesi mendojnë njerëzit kur e bëjnë këtë pyetje, unë besoj, është: “Ti po thua që personi i dytë i Trinisë, i përjetshëm, vdiq. Kjo është kontradiktore!”-thonë ata. Dhe nuk kuptojnë që në fakt fjala vdekje nuk është asgjësim, fjala vdekje është shkëputje, është ndarje. Kjo është vdekja. Nuk është asgjësimi. Në fakt ata bien në kundërshtim me filozofinë e vet. Për shembull, materia nuk asgjësohet. Materia nuk asgjësohet. Këtë kemi mësuar ne në shkencë. Materia nuk asgjësohet, por shndërrohet. Ti më thua mua, materia nuk asgjësohet, por shpirti u asgjësoka. Domethënë është një kontradiktë e shumfishtë. Edhe një herë. Vdekja është ndarja dhe prandaj ne themi kur Adami dhe Eva mëkatuan, që nuk iu bindën Perëndisë, zgjodhën rrugën e tyre të pavarur nga Perëndia, shkëputja e tyre nga Perëndia, ndarja e marrëdhënies me Perëndinë solli vdekjen, edhe vdekjen fizike. Çfarë është vdekja fizike? Vdekja fizike është ndarja e shpirtit njerëzor nga trupi. Më kupton? Në këtë kuptim. Natyra hyjnore e Perëndisë, e personit të dytë të Trinisë u vesh me natyrën njerëzore në lindjen, në ngjizjen në barkun e Marias. Dhe është kjo ndarje e shpirtit nga trupi ajo që konsiston në vdekjen e Jezusit, por shpirti i tij ashtu edhe si shpirti yt, nuk vdes. Shpirti i tij, i lidhur me personin e dytë të Trinisë, pra shpirti i tij njerëzor dhe identiteti i tij hyjnor, që janë të pandashëm, më kupton? Ai nuk vdes dot, as ti nuk vdes dot, jo më i pavdekshmi. Pra pavdekësia e shpirtit është edhe për ty, por në rastin konkret ti nuk je i përjetshëm, kurse ai është i përjetshëm.