Pse nuk na shpëton Jezusi nga pandemia?

0
5

Ta kuptojmë këtë realitet me në qendër ne, pra pse Jezusi, ky shërbëtor i përulur dhe i lezetshëm edhe që duhet të bëjë gjithçka që ne kemi qejf, pse s’vjen tani me na ndihmu! Kjo është një lloj kuptimi. Por unë kur po…kur e…gjithmonë e kam patur këtë…kët’ pjesë të tekstit që Jezusi…mënyra sesi Jezusi përgjigjej, jo tamam në këtë…në këtë lloj sëmundjeje, por ishte një situatë kur kishin ndodhur dy fatkeqësi. Dhe vijnë ata dhe e pyesin…njerëzit e pyesin: “Përse, çfarë gabimi kishin bërë këta, çfarë mëkati kishin bërë këta Jezus?” Dhe ai për…unë do ta lexoj tekstin këtu se thotë: “Jezusi duke u përgjigjur…” cili ishte ai problemi. “Pikërisht në atë kohë ishin aty disa që i treguan për galileasit gjakun e të cilëve pilati e kishte përzjerë me flijimet e tyre” ai i kishte masakruar dhe ua kishte përzjerë edhe gjakun me flijimet. “Dhe Jezusi duke iu përgjigjur u tha: A mendoni ju se ata galileas ishin më mëkatarë se gjithë galileasit e tjerë sepse vuajtën të tilla gjëra? Unë po ju them jo, por nëse ju nuk pendoheni, do të humbisni të gjithë në të njëjtën mënyrë.” Pse nuk…pse u ndodhi këtyre? Jezusi u përgjigj duke thënë “ju keni një hall më të madh”. Ne të gjithë kemi një hall më të madh. Jezusi ka ardhur për të zgjidhur një hall më të madh sesa ky hall. Ky hall është i ri, por nuk është i veçantë për ne. Sëmundja ka ekzistuar. Është sëmundje e re, por nuk është se ne u prezantuam për herë të parë me sëmundjen. Sëmundja jetoi ishte edhe në kohët  e Jezusit. Vdekja është problemi më i madh i njeriut. Dhe në fakt ashtu siç e tha Ylli vdekja e përjetshme në fakt është problemi më i madh.

-Vdekja që është rezultat i mëkatit.

-Rezultati i mëkatit është më i madhi. Dhe Jezusi prandaj u thotë: “Unë po u them jo, nuk është ky…”. Ata nuk kanë bërë ndonjë mëkat shtesë ose nuk është ndonjë specifikë e veçantë kjo. “Por nëse ju nuk pendoheni, ju do të humbisni të gjithë në të njëjtën mënyrë.” Pra, ëmm…të kuptuarit e Jezusit si shërbëtorin tonë që do na zgjidhë probleme të vogla…ok, Jezusi përgjigjet. Jezusi ndërhyn. Jezusi është shëruesi. Por ai nuk ka premtuar asnjëherë që do ta, do ta anullojë efektin e mëkatit në botë përpara se të ketë anulluar ndoshta tërë botën.