A është Covid19 një dënim nga Zoti?

0
2

Pra, keni edhe rastin e nji persekutimi, edhe rastin e nji fatkeqësie natyrore, që nuk duhet të lidhet me sa i mirë apo sa i keq ishte ai personi që u përfshi në këtë mes. Ajo që thotë Perëndia këtu është: edhe të mirët, edhe të këqinjtë do të jenë pjesë e problemit që ka bota. Për shembull, ne që jemi fëmijët e Perëndisë, që jemi bërë fëmijët e tij për shkak të besimit në Jezus Krishtin, nuk jemi të mënjanuar nga problemi i virusit, më kupton? Zoti nuk na mban ne me hatër përkundër atyre që nuk janë besimtarë. Ai e lejon të keqen të vijë në botë ashtu siç lejon edhe të mirën. Dielli shkëlqen mbi të mirin dhe mbi të keqin. Sepse fuqia e besimit tonë nuk është tek shmangia e fatkeqësisë. Fuqia e besimit tonë është…ne ecim përmes çfarëdo fatkeqësie me shpresë dhe me pritjen e ardhjes së shpëtimit të tij. Me shpresë në një botë ku nuk do ekzistojë mëkati për shkak të sakrificës së Jezusit. Ne jemi shembull i fuqisë që sjell besimi në mes të vështirësisë, jo duke na hequr nga vështirësia. Pra, e para: Perëndia nuk e heq vështirësinë nga bota, siç e tha Nikolini, për të mbajtur me hatër dikë, sepse e kupton, është i veçantë, sepse problemi themelor nuk është vdekja, problemi është mëkati. Më kupton? Dhe vdekja, madje edhe virusi është një pamje se sa i shëmtuar është mëkati. Sesa i keq është mëkati. Vdekja, vuajtja, janë piktura e pasojave të mëkatit. Dhe Jezusi po thotë ky është thelbi i problemit. Prandaj Jezusi në kryq vdiq pikërisht në luftë me mëkatin, me thelbin e problemit. Dhe ne që e besojmë nuk trembemi më nga shfaqjet e jashtme që është vdekja, nuk trembemi më nga vdekja, sepse kemi faljen e mëkateve që siguron jetën e përjetshme. Dakort? Pra, nuk po themi që vuajtja nuk është problem, nuk po themi që vuajtja nuk është e tmerrshme, por ka një gjë më të rëndësishme dhe ka një shpëtim më të rëndësishëm, më të thellë, një shpëtim të përjetshëm.