Njeri i pikave të kthesës

0
72

Frymezim nga Xhim Elliot

(shenime te shkeputura nga ditari i tij) pjesa e 1

“Nuk është i marrë ai që jep, çka s’mund ta mbajë, për të fituar ç’ka s’mund ta humbasë.”

“Perëndi, më ruaj nga një jetë që konformohet me një jetë të përgjithshme. Kujt t’i drejtohem për këshillë në lidhje me mënyrën e jetës? Kujt? Ty Zot? Po, tek ti po vij.”

“Oh, Zot, ti njeh skutat e mia të fshehta. Nëse sheh diçka që më pengon për të parë qartë vullnetin tënd, të lutem, zbuloma.”

Merr gjithçka, Zot …

“At’, merre jetën time, dhe gjakun nëse do, e nënshtroja zjarrit tënd. Nuk do ta ruaj, sepse nuk më takon mua. Merre gjithë jetën time, Zot, derdhe si një ofrim për botën. Gjaku është i çmuar vetëm kur derdhet në altarin tënd.”

“Lutem që Zoti ta kurorëzojë këtë vit me mirësinë e Tij dhe në vitin që pason, t’ju japë një shpirt të shenjtëruar e guximtar ndërsa ngrini lart shpatën e së Vërtetës, që t’ua flakërojë zemrat me një pasion që njihet nga qytari i kulturuar i krishtërimit si ‘fanatizëm’, por nga Perëndia si marrëzia e mirë, ku Biri i Tij kaloi që nga djersa që i kulloi gjak e lotë të nxehtë, deri në agoninë e Kryqit të shëmtuar – e në Lavdi!”

“At’, më bëj një njeri të pikave të kthesës. Bëj që ata që takoj të marrin një vendim. Mos lejo të jem vetëm një tabelë në një rrugë me një drejtim, por më bëj një kryqëzim ku njerëzit kthehen në një drejtim a një tjetër kur të ballafaqohen me Krishtin në mua.”

“Ku të jesh, ji me gjithë zemër. Jetoje në maksimum, çdo situatë që beson se është vullneti i Perëndisë.” …që të më djegë zemra për Ty.

“Perëndi, të lutem, ndizi drutë që rrinë kot në jetën time, që të digjem për Ty. Përdore jetën time o Perëndi, se është e jotja. Nuk kërkoj një jetë të gjatë, por një jetë të plotë, si jotja Zot Jezus.”

Philip James Elliot (8 tetor 1927 – 8 janar, 1956) misionar në Ekuador ku ai dhe miqtë e tij, Ed McCully, Roger Youderian, Peter Fleming Nate Saint– u martirizuan.

Perktheu: Besiana Rajta