Nëse Zoti është i mirë, pse ka dhimbje dhe vuajtje?

0
115
 
Zotit i vjen keq kur ne lëndohemi, por ndonjëherë ne nuk mund të fitojmë urtësi veçse nëse Ai lejon që ne të vuajmë.

Prindërit e tu ndoshta të kanë thënë jo në shumë raste-ose të paktën në disa. “Jo, mos e prek sobën, është e nxehtë!” “Jo, mos vrapo në rrugë; mund të të përplasë ndonjë makinë!”

Përveҫëse nëse ke qenë një fëmijë i mrekullueshëm, ti me shumë mundësi nuk u je bindur të paktën një ose dy herë. Ndoshta ke vendosur dorën në sobë edhe pse u paralajmerove që ishte e nxehtë, dhe kokëfortësia jote të tregoi për habinë tënde që ata kishin të drejtë, dhe ti u dogje.

Ata nuk ishin prindër të këqinj duke u përpjekur të të prishin qefin. Ata nuk ishin prindër të ligë, që të linin sobën e ndezur me qëllim për të të shkaktuar ty dhimbje. Ata nuk ishin madje as prindër të pafuqishëm, të pa aftë për të të mbajtur ty larg sobës së nxehtë.

Ata ishin të mirë dhe të dashur. Ata u përpoqën të të mbronin ty, duke të dhënë ty informacionin që të bëje një zgjedhje të menҫur (sobë = nxehtë!). Por ti thjesht nuk i dëgjove ata. Ti nuk mund të fitoje atë urtësi pa vuajtur. Dhe me atë urtësi, besimi në paralajmërimet e prindërve u forcua gjithashtu.

Prezenca e dhimbjes, vuajtjeve, dhe së keqes në botë nuk mund të heqë mirësinë e Zotit, dashamirësinë, fuqinë, ose te qënit Ati ynë- ashtu siҫ, kur një fëmijë prek nje sobë të nxehtë, kjo nuk mohon mirësinë, dashamirësinë, apo fuqinë e prindërve të tij.

KONSIDERO KËTË:
  1. A je i prirur të krahasosh Zotin me prindërit e tu? Nëse po, pse?
  2. Nëse Zoti është një Atë i mirë (sic edhe e quan veten e Tij në Bibël), si mund të ndryshojë kjo kendvështrimin tënd për gjërat e vështira që ke kaluar në jetë?
VEPRO:

Kujto dhimbjet dhe vuajtjet që ke kaluar! Listo gjërat e mira që erdhën si rezultat i tyre!

 

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal:  http://www.exploregod.com/top-50-questions