A mund ta njoh Zotin personalisht?

0
67

Vendose veten tënde në situatën e astronautit të parë.
Imagjino të hipësh në një anije hapësinore i vetëm. Edhe pse të paturit dikë tjetër në krah ndonjëherë nuk e zgjidh një situatë të pashpresë, prapëseprapë shoqëria është një ngushëllim i vërtetë kur merr përsipër risqe ose kur kalon kohë të vështira.

Shumë fe thonë se ne nuk mund të njohim Zotin personalisht. Ata kanë një pamje për Zotin që është i largët dhe se nuk mund të njihet. Të Krishterët besojnë të kundërtën. Të Krishterët kërkojnë të ndjekin Biblën, e cila mëson se Zoti mund të njihet dhe madje Ai e dëshiron shumë këtë. Në fakt, një nga premtimet më të shpeshta që Zoti na komunikon në Bibël është që Ai do të jetë “me” ne. Ky premtim i prezencës së Tij na jep konfidencë, edhe në kohët kur situata nuk duket shpresuese.

Shprehja më e gjallë e dëshirës së Perëndisë për të qënë “me” njerëzit gjendet në personin e Jezusit të Nazaretit (ardhjen e të cilit si një foshnje e festojmë në Krishtlindje).
Perëndia erdhi “fizikisht” pranë nesh. Të Krishterët besojnë se Zoti erdhi në mish, pra mund të hante, të tundohej, të donte, të drejtonte, mësonte, shëronte, dhe së fundmi të vdiste për hirin tonë. Në fakt, qëllimi i tij parësor ishte të bënte të mundur për ne të njihnim Zotin nga afër dhe në mënyrë personale.

KONSIDERO KËTË:

1. Nëse Zoti është i njohshëm dhe i përfshirë në këtë botë, çfarë ndryshimi përbën kjo për ty?
2. A mendon se mund të ketë mënyra të tjera nëpërmjet të cilave Zoti po përpiqet të të zbulojë veten e tij tek ty?

VEPRO:

Provo: Kërko Zotin personalisht këtë javë. Pyete Atë për pyetjet më të mëdha që ke. Kërko për “gjurmë” prej Tij, të dhëna që ka lënë, të cilat zbulojnë më shumë për personin dhe karakterin e Tij.  Mbaj shënim ato që po mëson.

Përktheu: Albano Alia, Danjela Serjani.

Artikulli në origjinal: http://www.exploregod.com/top-50-questions/can-i-know-god-personally