Leter dashurie nga Ati

0
412

Fëmija im, ndoshta ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje. E di kur ulesh dhe kur ngrihesh. I njoh mirë të gjitha rrugët e tua, madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde, pasi u krijove në imazhin tim. Ti je fëmija im, të kam njohur që përpara se të lindje. Të kam zgjedhur ty, që kur planifikova krijimin. Ti nuk ishe gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim. Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje. Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme. Të formova në barkun e nënës tënde, të solla në jetë në ditën e lindjes tënde. Më kanë keqprezantuar ata që as më njohin. Unë nuk jam i largët dhe zemërak, unë jam shprehja e plotë e dashurisë. Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty, thjesht sespe ti je fëmija im dhe unë jam Ati yt. Unë të ofroj më shumë seç të ofron ati yt tokësor, sepse jam Ati i përkryer. Çdo dhuratë të mirë që ti ke, vjen nga dora ime, sepse jam siguruesi yt dhe plotësoj të gjitha nevojat e tua. Plani im për të ardhmen tënde ka qenë gjithmonë plot shpresë, sepse unë të dua ty me një dashuri të pashtershme. Mendimet e mia për ty janë aq të panumërta sa kokrrizat e rërës dhe unë ngazëllohem me ty me britma gëzimi. Kurrë nuk do të ndaloj së kujdesuri për ty. Ti je thesari im i çmuar! Unë dëshiroj të të jap begati me gjithë zemrën dhe shpirtin tim, dhe dua të të tregoj ty gjëra madhështore dhe të mrekullueshme. Nëse më kërkon me gjithë zemër do të më gjesh. Gjej kënaqësinë tëndë në mua dhe unë do të plotësoj dëshirat e zemrës tënde, sepse unë jam ai që t’i ka dhënë këto dëshira. Unë mund të bëj gjëra që janë përtej imagjinatës tënde, sepse Unë jam ngushëlluesi yt më i madh. Jam gjithashtu Ati që të ngushëllon ty në të gjitha shqetësimet e tua. Kur je i lënduar, unë jam prane teje. Ashtu si bariu kujdeset për qengjin e tij, ashtu dhe unë të kam mbajtur pranë, në zemrën time. Pyetja ime është : A do të jesh fëmija im?

Unë po të pres . . . Me dashuri, Ati yt, Zoti i gjithëpushtetshëm