A ka thënë qartë Jezusi në Bibël se Ai ishte Perëndia?

0
410

Nga Dr.Trent Hyatt,

Ph.D. Universitaet Basel
Instituti për Studime Biblike dhe Teologjike 
Europa Lindore dhe Rusia

Kjo është një pyetje e një rëndësie shumë të madhe.

Gjëja e parë që duhet të qartësojmë është a gjenden këto lloj deklaratash në Bibël, gjë që e bën lehtësisht të vërtetueshme a i ka bërë Jezusi këto lloj deklaratash.Ndoshta shprehja më e qartë e këtyre deklaratave gjendet te Gjoni 8, 10 dhe 17.

Në këto pasazhe, Jezusi deklaron të ketë ekzistuar që nga përjetësia.Ai thotë: ‘‘Para se Abrahami të ishte, Unë jam’’, që është deklaratë e ekzistencës së përjetshme, duke përdorur të njëjtat fjalë që janë përdorur për emrin e Zotit në Dhiatën e Vjetër, për emrin Jahve: Unë jam.

Te Gjoni 17, Ai lutet që Ati ta rivendoste në lavdinë që e kishte pasur gjithmonë me Atin përpara se bota të ekzistonte, një deklaratë shumë e fuqishme dhe e qartë e ekzistencës së Tij të përjetshme si Zot.

Por shembuj të tillë nuk i gjejmë vetëm tek Ungjilli i Gjonit, por edhe te Marku 2, ku Jezusi i bën një deklaratë mahnitëse një të paralizuari në shtratin e tij: ‘‘biri Im, mëkatet e tua të janë falur’’.

Hebrenjtë që ndodheshin aty u ndjenë menjëherë të fyer dhe mendonin: ‘‘Kush mund t’i falë mëkatet përveç Zotit?

Dhe Jezusi u përgjigj: ‘‘Dhe tani, që ta dini se Biri i njeriut ka pushtet të falë mëkatet mbi dhe…’. Dhe pastaj i kthehet burrit të paralizuar dhe e shëron. Ai ngrihet dhe ecën.

Kështu, shërimi është i mrekullueshëm, por edhe më e mrekullueshme është deklarata se Ai kishte të drejtën të falte mëkatet në Tokë.Pak pas kësaj ngjarjeje me të paralizuarin që iu falën mëkatet, e gjejmë Jezusin në një varkë me dishepujt e Tij, duke kaluar përmes detit të Galilesë, kur i zë një stuhi e frikshme.

Gjëja e mrekullueshme është se Jezusi po flinte në varkë ndërsa dallgët shtoheshin dhe era frynte. Dishepujt u frikësuan, varka po përmbytej dhe ata po mbyteshin.

Kështu, ata e zgjojnë Jezusin nga gjumi dhe e pyesin: ‘‘A nuk të intereson që ne po marrim fund?’’

Jezusi u përgjigj duke u ngritur e duke qortuar stuhinë, erën dhe dallgët, dhe në det ra menjëherë një qetësi e madhe.Përgjigja e dishepujve ishte: “Kush është Ky, që dhe dallgët dhe era i binden?”, e cila ishte sigurisht njohje e fuqisë së Tij hyjnore.

Në një pasazh tjetër, tek Ungjilli i Mateut, regjistrohet një lutje e Jezusit, shumë e ngjashme me atë që gjendet te Gjoni 17.Këtu Jezusi lutet duke thënë: ‘‘Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati Im, dhe asnjëri nuk e njeh Birin, përveç Atit; dhe asnjëri nuk e njeh Atin, përveç Birit dhe atij të cilit Biri don t`ia zbulojë.”

Kjo është një pjesë e mrekullueshme, sepse Jezusi deklaron jo vetëm autoritetin e profetit për të folur për Zotin, për të zbuluar Zotin, por edhe autoritetin për vendosjen e një marrëdhënie mes njeriut dhe Zotit.

Ai thotë se Zoti Vetë e cakton këtë marrëdhënie mes njerëzve dhe Vetes. Kështu pra, ky është një pohim shumë i fortë i hyjnisë së Tij.Por ju pyesni a janë këto thënie autentike, të vërteta?A i tha vërtet Jezusi ato gjëra apo u shtuan më vonë, pra, si të thuash, u vunë në gojën e Tij?

Një fakti tejet i rëndësishëm dhe i vërtetë është se deklaratat, mësimet, predikimet që ne i quajmë Ungjill, lajmi i mirë për Jezusin, filluan menjëherë pas kryqëzimit dhe ringjalljes së Tij.Nuk kaloi një periudhë e gjatë kohore, që do të lejonte që gjërat të mund të zhvilloheshin në formën e një legjende.Bëhet fjalë për një kohë shumë të shkurtër që në ekuacion të futeshin legjendat apo mitet.

Në fakt, ungjijtë janë shkruar gjatë kohës që këta dëshmitarë të Jezusit ishin ende gjallë. Kështu, çdo mospërputhje mes asaj që Jezusi tha dhe bëri, dhe asaj që u shkrua do krijonte mospajtim, konflikte të mëdha. Por kjo nuk ndodhi asnjëherë, sepse çfarë u shpall nga dishepujt menjëherë pas vdekjes dhe ringjalljes së Jezusit është e njëjta gjë që u shkrua dhe në Ungjill, në Dhiatën e Re.

Kështu, numri i kopjeve të këtyre dokumenteve është i mrekullueshëm, sepse bëhet fjalë për shumë, absolutisht shumë më shumë se çdo dokument tjetër i historisë së lashtë. Prandaj, siguria, besimi ynë në saktësinë e kopjeve është rreth 99% të sigurt, për shkak se kemi kaq shumë kopje të këtyre dokumenteve shumë më përpara se të ekzistonte makina e shkrimit.

Kështu pra, i kemi të dyja: edhe afërsinë e ngjarjes me shpalljen e saj, edhe dokumentimin e ngjarjes.Të gjitha thonë të njëjtën gjë dhe mbështesin njëra-tjetrën.

Për pasojë, vërtet nuk ka asnjë arsye të logjikshme për të thënë se deklaratat e Jezusit nuk ishin nga goja e Tij, por nga njerëzit më vonë.Në fakt, ato erdhën prej Tij, dhe ne kemi prova të shkëlqyera për këtë.Jezusi i ringjallur ndryshon nga Jezusi i mishëruar në Tokë, në historinë hapësirë-kohë.

Përktheu për unëbesoj.org: Çeljeta (Saraçi) Manko